Shiste ekstazi pranë shkollave të mesme, arrestohet 30-vjeçari

November 21, 2017 17:35

Shiste ekstazi pranë shkollave të mesme, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Erind Krakulli, banues në Tiranë, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet për shitje droge dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, Krakulli shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, pranë shkollave të mesme në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi)

• 1 (një) krehër pistolete model 54

• 4 (katër) fishekë luftarake model 54

• 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet një shtetas.

Me datë 21.11.2017, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se:

Shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi)

• 1 (një) krehër pistolete model 54

• 4 (katër) fishekë luftarake model 54

• 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal.

November 21, 2017 17:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*