Shitën Butrintin 3 ditë para votimit të Qeverisë

February 26, 2014 09:36

Shitën Butrintin 3 ditë para votimit të Qeverisë

Zyra Kombëtare e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme çon në prokurori 3 ish-drejtuesit e Hipotekës së Sarandës për privatizimin e paligjshëm të Parkut Kombëtar të Butrintit në kundërshtim me ligjin, vetëm 3 ditë para se “Qeveria Rama” të votohej dhe merrte detyrën nga Parlamenti. Ndërkohë që KLSH ka denoncuar po dje në organin e akuzës Elbasan, 10 zyrtarët e degës së ALUIZNI-t për 167 procedura të paligjshme legalizimesh, me dëm në buxhetin e shtetit 4 milionë dollarë.

 

Denoncimi i Muhos

ZQRPP çoi dje në Prokurori, dosjen me abuzime për tre ish-punonjësit e ZVRPP-së Sarandë. Nën akuzë janë vënë ish-regjistruesi Bajram Alidhima, hartografi Robert Piro dhe juristja Albjona Rexho. Kërkesa vjen pas kontrollit të ushtruar në këtë zyrë gjatë muajit shkurt të këtij viti. Nga ky kontroll u konstatua se në Zonën e Parkut Kombëtar të Butrintit janë regjistruar tituj pronësie në kundërshtim me ligjin. Prej vitit 2013 parku Kombëtar i Butrintit konsiderohet zonë e mbrojtur. Por në materiale u zbulua se kjo sipërfaqe rezulton e regjistruar në favor të subjekteve private që ndodhen në zonën A1, në zonën A2 dhe në zonën B në Butrint. Me urdhër të Bajram Alidhima, përkatësisht në datat 9 korrik 2013 dhe 10 shtator 2013, është urdhëruar regjistrimi në favor të subjekteve private të një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme materiale interesave të shtetit. Akuza e ngritur është “shpërdorim detyre” dhe do jetë prokuroria që do hetojë më tej.

 

KLSH denoncon ALUIZNI-n

KLSH ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan, për 10 ish-drejtues të ALUIZNI-t në këtë rreth. Pas auditimit të kryer për periudhat 2011-2012, u arrit të zbuloheshin procedura të paligjshme në kryerjen e legalizimeve të objekteve. KLSH ka denoncuar ish-drejtorin L. H., A. Z., ish-Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit dhe Legalizimit, B. V., ish-Përgjegjëse e Sektorit të Legalizim-Urbanizimit, V. H., ish-Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, M. Xh., ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, I. D., ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, H. P., ish-Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit Fillestar, F. L., ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, E. T., ish-Përgjegjës i Sektorit të GIS dhe A. Xh., ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë. Sipas KLSH, në 167 dosje legalizimi, është konstatuar një diferencë e madhe e sipërfaqes për legalizim me sipërfaqen e legalizuar, e cila përbën një të ardhur të munguar në Buxhetin e Shtetin për Fondin e Kompensimit të Ish-Pronarëve, mbi 4 milionë dollarë, veprim ky në kundërshtim me ligjin mbi Legalizimin e Zonave Informale. KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit të fillojë procedurat për shfuqizimin e lejeve dhe të arkëtohet vlera 412,633,988 lekë, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.

 

February 26, 2014 09:36
Komento

6 Komente

  1. lulush baroni February 26, 11:42

    po grate si shiten keta demokratet se per pushtet shesin edhe motrat e vajzat

    Reply to this comment
  2. ali February 26, 12:21

    Qeveria te mos kapet nga deget ,por te ”shkuli rrenjet ,, !. Durojne edhe ca kohe furgonat
    apo Butrnti,Elbasani …..
    ! Peshku eshte qelbur nga koka !

    Reply to this comment
  3. miri February 26, 12:31

    ska burg qe ka kapacitet, u bene shume………duhet me hap stadimin qemal . stafa me i fut mrena.

    Reply to this comment
  4. Duka February 26, 12:56

    Ku e gjejne kurajon keta njerez?

    Reply to this comment
  5. miku i gazetes February 26, 15:46

    o bajo perse ke rene viktime e ylli pirros o lumezi .cte duhej kjo tya ditet e fundit.po nuk u ngope vite te tera kryerregjistres

    Reply to this comment
  6. myzeqari February 26, 16:45

    Prej gurrmazi kodoshet ne burg. Ore nuk mjafton vetem burgu por tu sekuestrohet e gjithe pasuria. Hesapi eshte i bere ke marre kaq ke prishur kaq te kan mbetur dhe kaq. Ku i ke gjetur te tjerat. Kjo pune duhet te behet per te gjithe zyrtaret pa dallim ngjyre politike.

    He mjere ky popull ne dore te kujte ka qene. (O zot te kanibaleve vicidolas qe per para shinin dhe grate, motrat dhe vajzat)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim