Shitet për 10 mln euro kolegji “Turgut Ozal”

November 22, 2017 10:48

Shitet për 10 mln euro kolegji “Turgut Ozal”

 

Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë.

Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë.

Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia.

Vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë, sipas transaksionit të deklaruar në QKB, raporton revista Monitor.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë deklaruar të dhënat që lidhen me: Depozitimin e vendimit të asamblesë së aksionarëve datë 06.03.2017 për miratimin e tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë në favor të shoqerise BF Cooperatief U.A. Depozitimi i procesverbalit të shoqërisë BF Cooperatief U.A për blerje nga shoqeria TURGUT OZAL EDUCATION sha te aksioneve prej 1.13 miliardë lekeve. Aksionerët që kanë shitur kuotat janë  Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu.

Bilanci i Turgut Ozal

Sipas Monitor, “Turgut Ozal Education” është institucioni më i madh arsimor privat në vend, sipas të ardhurave vjetore. Qarkullimi vjetor i institucionit ishte 1.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14%.

Ndërsa fitimi i tij gati u dhjetëfishua në vitin 2016 në raport me fitimin e vitit 2015. Referuar bilancit të kompanisë fitimi neto i vitit të kaluar ishte 127 milionë lekë ndërkohë që një vit më parë ishte 13.2 milionë lekë.

Në faqen zyrtare të tij kolegji raporton se kolegjet turke u hapën si institucionet e para private në fushën e edukimit në Shqipërinë e viteve ’90, që nisi në vitin 1993 me Kolegjin “Mehmet Akif” në Tiranë. Më pas, do të hapeshin edhe Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër dhe Kolegji “Turgut Ozal” në Tiranë e Durrës.

“Tashmë, çdo vit, në të gjithë provimet e pranimit, marrin pjesë mbi 2000 nxënës. Aktualisht në shkollat tona janë duke ndjekur mësimet mbi 3000 nxënës” thuhet në faqen e Turgut Ozal.

November 22, 2017 10:48
Komento

6 Komente

  1. anticensurë November 22, 11:25

    pisllëk oriental osman!!
    vërin i drurin këtyre qelbësirave!!
    i ka gyleni dhe ja shet erdoganit!!
    qëni ja shet qënit!!

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes November 22, 14:13

      Shkollat tona ne kohen e komunizmit kane pasur nja nga nivelet me te larta ne europe, mesuesit tane kane qene te pregatitur e heroj te vertete dhe tekstet shkencore kane qene te nivelit bashkekohor.
      Kishte nevoje ai nivel t’i bente vend shkollimit privat turk, pra formimit ANADOLLAK?
      Kjo eshte nje nga tradhetite me te medha ndaj popullit shqiptar dhe kombit ne teresi.

      Reply to this comment
  2. vasili November 22, 11:33

    Perse te mos ishin keto shkolla natyrshem nga vende te arsimit dhe kultures me demokraci perendimore,ku dhe e ka vendosur Perendia kete vend,por vec nga ai vend aziatik,qe mbas shkretimit 500 vjecar,vetem xhamit vazhdojne te ngrejne koken dhe thatesira,injorance dhe egersia shpirterore,te trasheguara dhe qe po mbreterojne dhe tani.
    Natyrshem,po del qe keto lloj qenie,nuk bejne dot pa dushman mbi koke:
    Kur te tjeret e shporren dushmanin turk,kunder deshires se shumices tone,ne e zevendesuam me turkoshaket tane,me vone me ruset,kinezet dhe perseri me turqit.
    Sa me i eger,injorant dhe mbuluar surrane me carcaf,aq me shume i shijon arnauteve,harem-dylberi i ringritur nga Baba i anadollit,ne kete truall,vertete te nemur nga Perendia vet.

    Reply to this comment
  3. Mark U.K November 22, 13:04

    Ati duhej ti paguheshin 10 milion dollar e te mos hapej ne Shqiperi.Edhe pse e ka hapur per njerzit si ka len kur kan ikur me 1912.Mbrapa diellit shkoft ky dhe ata qe ja kan aprovue te hapet ne vend.

    Reply to this comment
  4. Mark U.K November 22, 13:07

    Me nje fjal,pune .uti,pune turqish,

    Reply to this comment
  5. tomorr kopaci November 22, 13:25

    megjithate ne jemi mesuar ti fusim shkelmin cdo te mire ne kte vend eshte nje nga shkollat me model ne lidhje me programin, nievelin apo rezultatet duam apo sduam ne .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*