Shitja e energjisë/ Kemi përfituar 42 mln euro për 4 muajt e parë të vitit

May 25, 2018 15:55

Shitja e energjisë/ Kemi përfituar 42 mln euro për 4 muajt e parë të vitit

Shqipëria përfitoi 42 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike vetëm në katër muajt e parë të vitit. Pas krizës së thellë, që kaloi vitin e kaluar, sektori energjetik po përjeton një moment pozitiv falë reshjeve të shumta dhe situatës së mirë hidrike.

Instituti i statistikave raportoi se për tremujorin e parë, Shqipëria prodhoi dy herë më shumë energji krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas INSTAT, për periudhën janar mars të këtij viti, prodhimi vendas i energjisë arriti 3.2 miliardë kilovat orë nga 1.6 miliardë kilovat që ishte në tremujorin e parë të 2017-ës.

Pjesa më e madhe e prodhimit të energjisë vazhdon të vijë nga hidrocentralet publike, të cilat zotërohen nga Korporata elektro-energjetike shqiptare. Por edhe energjia e prodhuar nga privatët është rritur me ritme të ndjeshme duke zënë në tremujorin e parë 35 për qind të totalit.

Sektori energjetik u trondit vitin e kaluar, për shkak të shpenzimeve të larta për import energjie nga jashtë. Qeveria u detyrua të japë 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për të siguruar furnizimin e vendit me energji.

Por këtë vit situata ka ndryshuar tërësisht. Veç mbulimit plotësisht të konsumit vendas, KESH ka vazhduar eksportet masive edhe gjatë këtij muaji duke arkëtuar më shumë të ardhura.

o.j/dita

May 25, 2018 15:55
Komento

9 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku May 25, 16:00

    Shume mire qe paskemi perfituar 42 milione euro. A na tregoni pak kush i futi ne xhep?

    Reply to this comment
  2. Arben May 25, 16:29

    Sa mire. Po kush jemi ne qe kemi

    Perfituar se ne vete nuk kemi pare

    Gje me sy

    Reply to this comment
  3. ZULLUMI May 25, 16:45

    CFA U BE ME 42 ML EU…?????

    Reply to this comment
  4. shushica May 25, 16:57

    E gjithe industria strategjike fitimprurese duhet te mbetej ne duart e shtetit ,duke realizuar perpunimin e plote te mineraleve te vlefeshme .Keshtu nafta,kromi ,bakri mund te ishin burime te mrdha fitimi ,aq me teper kur vlera e ketyre eshte rritur ndjeshem .Perpara 90 ..fitoheshin shuma te medha ,si eshte e mundur qe shteti i sotem nuk eshte ne gjendje te marre persiper asgje qe ka peshe ne prodhimin kombetar ….Vetem me 1,2 miliarde te shpenzuar per rrugen e …kombit ..qe ne fakt eshte rruga e Serbise ,mund te vihej ne eficence e gjithe industria nxjerrese dhe perpunuese ….Te ardhurat nga keto industri mund te krijonin mundesi per investime me te studjuara ne infastrukture .Dhe e para autostrade duhej te ishte kufiri i Malit te zi ,kufiri grek ne Sarande ,ku fluksi i turisteve te huaj do te sillte nje rritje vertikale te fitimeve .Ekonomia nuk eshte propogande patriotike ,ekonomia eshte shkence .Shteti nuk mund te jete vetem per te mbledhur taksa dhe ndertuar sheshe ,shteti duhet te shtyje ekonomine ,Merkel dje ishte per te 11 here ne Kine ,jo per shou ,per parate e kinezeve qe nuk mbarojne kurre .Nderkohe Rama pret lugen bosh nga BE ,Gjermania tregeton me Kinen 175miliarde euro ne vit .Dhe Rama ka frike te shkoje ne Kine sepse dikush mund ta akuzoje ,ky dikushi pertej oqeanit tregeton me Kinen 575 miliarde dollare ne vit .Leviz z. RAMAshko atje ku mund te te japin .Po ngrite ekonomine ,po luftove papunesine nuk ka Berish fashist dhe Lul zvarranik te te luaje .

    Reply to this comment
  5. Salistani May 25, 18:52

    Shyqyr qe nuk i vuri tritolin edhe hidrocentraleve vandali tropojas i Vicidolit, Sali Berisha qe me uren e zjarrit nw dore i vuri flaken Shqiperise.

    Reply to this comment
  6. Remi May 25, 19:47

    Po pra ato jane hidrocentrale popullore ku kane dhene jeten shume puntore gjate ndertimit.dhe ju e keni ngritur energjine sikur te jene private dhe i rrasni edhe ne burge.

    Reply to this comment
  7. Albani May 26, 01:21

    Shume mire qe kini fituar aq euro sa thoni.
    Por keto euro dhe shume me shume se kaq do t’i perdorni ne muajt, kirtik,gusht dhe shtatirctetot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*