Shitje diplomash/ Arrestohet “Meti i Kristalit”

March 6, 2018 09:46

Shitje diplomash/ Arrestohet “Meti i Kristalit”

Pas dy muajsh hetime intensive nga Prokuroria e Tiranës mbrëmjen e djeshme është arrestuar nga policia e Tiranës Ahmet Muça, pronari i ish-Universitetit Kristal.

Ahmet Muça akuzohet për falsifikim dhe shitje diplomash false. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar duke ndihmuar Muçën për shitjen e diplomave.

Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro. Diplomat lëshoheshin me datën dhe vulat kur “Kristali” ishte i hapur.

Nga hetimet mësohet se Muça u ka shitur kohët e fundit disa personave diploma me logon e ‘Kristalit’. Pas informacioneve, Muça u vendos në hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe në përfundim u dokumentua vepra penale e falsifikimit dhe shitjes së diplomave false duke e arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe personi tjetër me inicialet E. P.

l.h/ dita

March 6, 2018 09:46
Komento

2 Komente

  1. Baba Ali Tomorri March 6, 12:55

    Une di te them vetem kaq: LSI e ka perdorur Metin e Kristalit ne menyren me te turpeshme per shitblerjen e diplomave fallco. Jane mer dhjetra te rinjn ga LSI te cilet jane diplomuar aty pa vajtur asnje dite ne shkolle. Nese do te behet nje verifikim serioz aty do te gjenden cudira. Turpi me i madh i Like Floririt eshte se Met Mucen e ka shpallur Qytetar Nderi te Skraparit me kete motioivacion: Per kontribution e jashtezakonshem ne arsimimin e rinise skraparase. Ku VEDIM duet te cfuqizohet menjehere nga Bashkia e Corovodes. Ilir Meta ua ka per borxh Skraparit dhe popullit te tij qe e ka ndjekur per kaq vite, duke e mbajtur edhe ne pushtet. Turp. Turp edhe nje here Turp per Skraparlinjte.

    Reply to this comment
  2. fteri March 6, 13:52

    Para dy muajsh një sekser shiste diploma kristali me çëmim 4000 euro te 21 dhjetori ,tani ky i shet 2500 euro ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*