Shiu pushton Tiranën në Ditën e Verës, qytetarët me çadra në rrugët e kryeqytetit

March 14, 2019 15:27

Shiu pushton Tiranën në Ditën e Verës, qytetarët me çadra në rrugët e kryeqytetit

 

Ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët, Tirana është pushtuar nga reshjet e shiut dhe temperatura me te ftohta se ditët normale te muajit mars. Edhe pse Dita e Verës, qytetarët janë detyruar që të dalin sot me çadra në duar, ndërkohë që edhe temperaturat kanë pësuar ulje krahasuar me një ditë më parë.

Të ndikuar nga masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, moti është shoqëruar me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.

Për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe me reshje, Bashkia e Tiranës dhe ajo e Përmetit zhvendosën festimet e Ditës së Verës për të dielën, në 17 Mars. E diela pritet te jete nje nga ditet me te ngrohta te muajit, çka do i beje edhe me te bukura festimet e pergatitura. Bashkia e Tiranës ka planifikuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë do t’i shoqërojë qytetarët gjatë gjithë ditës, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 marsin ta shpallë ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për shëtitje. Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

l.h/ dita

March 14, 2019 15:27
Komento

3 Komente

  1. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare March 14, 17:33

    tirana me shi?ska mundesi.lsi thase jane jarget e erjonit

    Reply to this comment
  2. info analitike March 14, 17:52

    Hahaha shoket e Dites me sa duket nuk e fshehin fare dashurine e madhe per lali Dhjerin dhe urrejtjen per liderin global.
    Ku paska rene gjithe ky shi ne Tirane more shoke!
    Ne rrjetet sociale ky artikull eshte bere objekt memesh e talljesh po ju qofshi qe kerkoni te genjeni edhe ne keto gjera qe njerezit mund ti verifikojne lehtesisht.

    Reply to this comment
  3. filluan të hanë byth lëpirsit March 14, 21:16

    filluan të hanë mut byth lëpirsit lulzimes salushes dhe çozmes së like floririt hani mos u nxitoni se do të kini dhe mbas datës 16

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*