Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur, tentoi t’ia lërë fajin të dashurës

February 24, 2018 14:15

Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur, tentoi t’ia lërë fajin të dashurës

 

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur sot në mëngjes në Malin e Robit në Kavajë, ku një nënë e re, 34-vjeçarja Edlira Pisku dhe vjehrri i saj 69-vjeçari Xhemil Pisku u përplasën për vdekje, ndërsa u plagos edhe djali i Edlirës 8-vjeçar.

Ndonëse fillimisht policia deklaroi se shkaktarja e aksidentit ishte  drejtuesja e mjetit, një vajzë 30-vjeçare, ngjarja është krejt ndryshe.

Dyshohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është Halil Koka.

Dy ditë më parë policia i kishte bllokuar patentën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Dyshohet se shtetasi Halil Koka, 40 vjeç, i ka kërkuar të dashurës së tij, Ilda Prroi, të merrte përsipër fajin, me pretendimin se do ta ndihmonte.

Por versionin e Kokës e kanë rrëzuar dëshmitë e marra nga policia e Kavajës në vendngjarje.

Dëshmitarët kanë treguar për policinë se ishte një mashkull ai që drejtonte makinën.

Pas dyshimeve, policia i shoqëroi të dy të rinjtë në komisariat dhe i mori në pyetje për disa orë.

Nuk dihet se kush prej tyre, djali apo vajza treguan të vërtetën, por tashmë ata janë të dy nën akuzë, Koka si shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen dhe e dashura e tij për dëshmi të rreme.

Ngjarja

69-vjeçari Xhemil Pisku dhe 34-vjeçarja Edlira Pisku dhe djali 8 vjeç kanë qenë në ministacion duke pritur autobusin të shkojnë në Berat, kur “Toyota” ka dalë nga rruga duke i marrë para.

Nga aksidenti gjetën vdekjen vjehrri dhe nusja, ndërsa djali 8-vjeçar ndodhet në spital.

a.s/dita

February 24, 2018 14:15
Komento

11 Komente

  1. alfredi February 24, 09:50

    Mendoj qe duhet te vendoset ligj i ri , te gjithe shoferet pa perjashtim me makina te vogla e te medha te kalojne ne kontroll per njohjen e ligjeve e te kodit rrugor , per kulturen qe duhet te zbatohet ne rruge ,kjo e kontrolluar me grup shteteror dhe jo te ja lene ne dore privatit ,ne qoftese duam te shpetojme jete njerezis , perndryshe lotet ne familjet tona nuk do te ndalen .

    Reply to this comment
  2. sopiqoti February 24, 10:17

    Organet perkatese duhet te rishikojne programet mesimore,teorike dhe praktike te pregatitjes te shofereve.Kurset kane mbire si kepurdha .Patjeter duhet qe drejtuesit e ketyre kurseve duhet te kalojne ne vleresimin e aftesive per te dhene mesm teorik e praktik tek kursantet para nje komusioni specialistesh.Instruktoret e teorise e te praktikes duhet te jene te licencuar nga organi perkates mbasi te vleresohen aftesit e tyre.

    Reply to this comment
  3. MH February 24, 12:02

    E kur ndigjon qe patenta per drejtimin e makines duhet ne dy variante.Nji per kamio mekanike dhe nji per kamio automatike.Kaq e trash tregohet ministria transportit kur kryesori asht te jesh i vemendeshem dhe i afte te drejtosh timonin.Ne prani te kembes vigjilence nr.njeshke per avance dhe frenim te makines.Te pakten 50 metra larg distances me trupa te tjere ne ambientin ku je duke levizur te jesh i gatshem te manovrosh.

    Reply to this comment
    • Linda February 24, 14:19

      Duket qe nuk ke patente ose qe e ke bere ne Shqiperi. Reflekset jane subjektive dhe ndryshojne nga nje njeri te tjetri dhe nuk jane lende studimi ne marrjen e patentes, kurse distanca e sigurise nuk eshte standarte por ne vartesi te rruges, visibilitetit dhe e shpejtesise se automjetit. Kontrolli i makines zakonisht humbet nga shpejtesia e larte ose nga difekt mekanik. Kjo gje ndodh kur mundesia per te ngare makinen i jepet cdokujt. Sidoqofte uroj qe shkaktarja e kesaj fatkeqesie te pergjigjet perpara ligjit dhe familja te demshperblehet.

      Reply to this comment
  4. mirel February 24, 15:07

    Dava shqiptari plere, Ja le fajin te dashures

    Reply to this comment
  5. nje kAmunist qe i kan hequr patenten e luftes dhe punes February 24, 15:34

    O MILET!TEK NE ESHTE PA DIPLLOME TE SHKOLLES SE MESME PROKURORI I PERGJITHSHEM DHE TERE QEVERRITARET JU FLISNI PER PATENTA MAKINASH .KETU JANE TERE PROSTITUTA ME PATENTE!

    Reply to this comment
  6. demo February 24, 15:44

    Lexoni shkrimin ju qe komentoni?Drejtues i mjetit vrases,ka qene ky djali pa patente,qe ja ka lene fajin kesaj qe mbante ne makine.Shkollat Mesimore jane vetem Sportele qe shesin patenta.Oret e praktikes nuk zbatohen,se harxhojne nafte.Perdorin makina te pa licencuara,jasht standardi,makina 2 mije lekeshe tek varrezat e makinave.Te pyesin:-Ke makine?Po pate makine,nuk ben praktike fare.

    Reply to this comment
  7. T February 24, 16:24

    Stacion autobuzi ne autostrade !!!!

    Reply to this comment
  8. Rita February 24, 19:30

    Patentat jane blere me ryshfet ,ashtu si Fate Velaj deputet qe e vuri Rama ,ja lau borxhin me koshjence mbi kurrizin tone , popull. ??,me dipllome kristali pa qene as edhe nje dite ne kete fakultet .Te dhjefsha shtetin me falni per fjalorin e piset . Per dite viktima te pa fajshme .tmerr .
    Ngushellime

    Reply to this comment
    • prizem February 24, 23:46

      @Rita
      Sipas teje na del qe Rama ia ka lene timonin Fates pas aksidentit….vazhdo te hash pershesh se te ben mire.

      Reply to this comment
  9. malo February 25, 07:52

    Ketu pergjegjesia eshte individuale aq me teper qe personit ne fjale i eshte bllokuar patenta.Ketu faji i shkollave te marjes se patentave eshte ne rast se i rijapin patente me lehtesi personave te tille.Persona te pandergjegjshem ka ne gjithe boten pavartesisht ku e ka mare patenten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*