Shkaktoi vdekjen një fëmije, arrestohet pas 4 vjetësh mjeku në Përmet

January 18, 2016 21:07

Shkaktoi vdekjen një fëmije, arrestohet pas 4 vjetësh mjeku në Përmet

Policia e Përmetit ka arrestuar sot ish-mjekun e spitalit të këtij qyteti që përmes mjekimit të gabuar shkaktoi vdekjen e një 7-vjeçareje 4 vjet më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka rënë në pranga ish-mjeku Faik Pashollari, 66 vjeç pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Përmetit që e kishte dënuar me 1 vit burg.

Në vitin 2012, Pashollari, në atë kohë mjek në spitalin e Përmetit , për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, kishte shkaktuar vdekjen e 7-vjeçares me inicialet E.B.

Në atë kohë mjeku Pashollari u la i lirë nga gjykata mbështetur në një ekspertizë mjeko- ligjore të lëshuar nga një klinikë privatë që vërtetonte se 66 vjeçari vuante nga probleme mendore.

Por me një vendim të Gjykatës së Apelit Gjirokastër u la në fuqi vendimi i marrë fillimisht për dënimin me një vit burg të mjekut, që është arrestuar sërish sot nga policia e Përmetit.

January 18, 2016 21:07
Komento

2 Komente

  1. ts January 19, 08:35

    D.m.th .qe gjykata e Permetit ka fshir b…….. me realitetin sepse vendimet e saj dalin sipas paravendimeve ne tryeza te padukeshme ! Nuk esht as her e par e as vetem ky rast ku prokuror qe i ka zen myku dhe gjykates e avokat te paaft te familjarizuar ne ate siperfaqe si nje sall e madhe ku njohin e shohin njeri tjetrin e konsultohen me njeri tjetrin e vendimet i marin ne kuriz te viktimes qe nuk ka forcen ekonomike ti perball padrejtesis qe i ka rrenjet te korrupsioni apo krushqia qe ne kte vend te vogel esht fenomen mjaft i zakonshem !
    U deshen 4 vjet te zbulohet e te vihet drejtesi e lind pyetja a thua se vetem ky rast esht nje padrejtesi ne ate Gjykat ??????

    Reply to this comment
  2. Loni January 19, 09:27

    Cia behet keshtu,ka ndonje sherbim qe kontrollon “doktoret”,(shteti),apo ishte koha e Sales atehere ,bej c’fare te duash

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*