Shkaku i vdekjes së Adelës, kardiologët japin alarmin: Kujdes…

November 1, 2017 13:34

Shkaku i vdekjes së Adelës, kardiologët japin alarmin: Kujdes…

Pas rezultatit paraprak te autopsise lidhur me vdekjen e gazetares Adelajda Xhamani, disa mjekë kardiologë të kontaktuar nga “Panorama“, thanë se vitet e fundit, ngjarje të tilla sa vijnë e bëhen më të shpeshta.

Sipas specialistëve të sëmundjeve kardiovaskulare, problemet kardiake u kanë marrë jetën edhe personave në moshë më të re se Adela.

Ata shprehen se janë disa faktorë që shkaktojnë infarkt, si stresi, ushqimet jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, etj.

Infarkti sipas tyre mund të paralajmërohet nga një puls i shpejtë ose i parregullt, shoqëruar me lodhje, marramendje apo mungesë frymëmarrjeje.

Këto mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie.

Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficencë kardiake, deri dhe në vdekje të papritur.

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.

November 1, 2017 13:34
Komento

3 Komente

  1. Nga larg November 1, 14:32

    Shoqeruar me mungese frymemarrjeje?????????!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. KORÇARI November 1, 18:12

    Jo “Sulmi Kardiak” por “GODITJE NË ZEMËR”

    Reply to this comment
  3. XXXL November 2, 09:11

    …. po ndonje “cike” droge del qe te kete ndikuar ne vdekje….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*