Zbulohen shkaqet e shpërthimit në Pogradec

February 2, 2016 16:00

Zbulohen shkaqet e shpërthimit në Pogradec

Policia e Pogradecit ka sqaruar shpërthimin e mbrëmshëm në fshatin Beragozhd, ku mbetën të plagosur 24 persona.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur për shkak se bombola ishte e ndryshkur dhe materiali i saj ishte gërryer.

Kjo ka sjellë edhe shpërthimin e gazit në lokalin ku ishin të pranishëm dhjetëra burra.

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar djegie të shumta tek të pranishmit, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Llahtar pamë këtu. Një kokë të djegur, një kurriz e një këmbë. I shuam ca me ujë, ca me plaçka. Ç’të bënim”, thotë një prej tyre.

Një prej të plagosurve rëndë është edhe një 14 vjeçar, babai i të cilit është në emigrim. Lokali, që ndodhet në qendër të fshatit Beragozhd, është vendi ku djemtë dhe burrat e fshatit mblidhen çdo pasdite. /Dita

February 2, 2016 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*