Shkarkimet në administratë, LSI letër Nishanit, Ramës dhe OSBE

June 5, 2017 18:27

Shkarkimet në administratë, LSI letër Nishanit, Ramës dhe OSBE

Lëvizja Socialiste për Integrim iu ka dërguar një letër krerëve të shtetit pas shkarkimeve masive në administratë, vendime të ministrave teknikë.

Letra i drejtohet kryeministri Edi Rama dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa për dijeni, Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kreut të KQZ-së, shefit të misionit të OSBE-ODIHR, kreut të OSBE-së dhe misioneve diplomatike.

Letra ka si objekt një kërkesë për reagim ndaj “abuzimit me vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave” dhe është nënshkruar nga kreu i LSI-së Petrit Vasili.

LETRA E PLOTE

Të nderuar zotërinj,
Procesi zgjedhor i 25 qershorit 2017 imponon një zbatim rigoroz të ligjeve në fuqi, seriozitet të funksionimit të shtetit në tërësi dhe qeverisë në veçanti, si detyrim për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të panjollosura.

Qeveria shqiptare ka marrë në datën 2 qershor një vendim të lidhet me Masat dhe Monitorimin e Veprimtarisë, Sjelljes apo Përdorimit të Burimeve Njerëzore, Financiare apo Logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit të zgjedhjeve të 2017.

Ky vendim nuk është marrë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, dhe është e patolerueshme që ai i referohet një mbledhje e cila nuk ka ndodhur.

Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes së opsioneve nga Ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj anëtarët e kabinetit qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qenë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kryer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opsionet.

Një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri.

Fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët.

Edhe vetë ky vendim ka kundërvënie serioze e arbitrare me legjislacionin që rregullon zgjedhjet në Shqipëri dhe liritë e të drejtat e njeriut dhe kjo rëndon situatën, e krijon të gjtiha hapësirat për abuzime të mëdha, të cilat realisht kanë ndodhur dhe evidentimet për to janë bërë gjerësisht publike.

Shkarkimet pa asnjë motiv e provë, duke abuzuar me hapësirat antiligjore të krijuara nga ky vendim, po kompromentojnë ecurinë normale të procesit zgjedhor, po instalojnë një klimë absurde abuzimi dhe shpërdorimi me pushtetit, e cila ka përkeqësuar klimën politike dhe ka ushqyer indinjatën e thellë të opinionit publik për këto veprime.

Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë.

June 5, 2017 18:27
Komento

4 Komente

  1. Adih June 5, 20:28

    Z Vasili ,duhet nje teks tjeter te kishit shkruar ,ketyre zoterinjve , ku ju i jeni drejtuar me lart .Konkretisht.

    Cfare bejme ne te pa pergjegjshmit politikane , qe drejtojme shtetin . Ne po e veme ekzistencen e shtetit shqiptar ne rezik te pa shoq. Duke shkelur ne te gjithe kushtetuten ligjin nr 181 posacerisht per pronat.,Shume pronare ,me te drejte i jane drejtuar gjykates se STRASBOURGUT , ku deri tani jane paguar milionat nga taksa paguesit shqiptare ,plus jane me tonelata dosje te tjera , qe na presin per te dale ,nga gjykate e nderuar nesh , kunder shtetit shqiptar . Me gjithe se shefi i im Meta i ka quajtur kokpalare ,ato ,populli eshte koklare ,behuni o kolege te mij ,si Luli , Likja ( shefi i im ) ,Rama nje here te pergjegjshem . E kemi cuar ne humnere ekzistencen e shtetit .Do me kujtoni nje dite .

    Me nderim , I JUAI P. VASILI Kryetar nen hije i LSI .

    Reply to this comment
  2. sali June 5, 21:02

    Eshte fatekeqesi kur nje gazete per interesa kthehet ne fletushke te nje partie

    Reply to this comment
  3. Adih June 5, 21:03

    ..i nd

    Reply to this comment
    • imas June 6, 08:54

      O Petrit Vasil, na thuaj ndonje fjale per korrupsionin aktiv te drejtorit te spitalit Berat e te deputetit tend qe po blejne vota.
      VKM per ndalimin e perdorimit te automjeteve shteterore ne zgjedhje nuk eshte beee per here te pare, por eshte i perseritur ne çdk zgjedhje dhe ketu nuk ka nevoje per ta diskutuar ti.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*