Shkarkimi i 25 punonjësve të Përmbarimit, Piro Lutaj: Të plotësojnë performancën

June 9, 2018 16:22

Shkarkimi i 25 punonjësve të Përmbarimit, Piro Lutaj: Të plotësojnë performancën

Pas shkarkimit të 25 punonjësve me pretendimin se nuk plotësonin performancën, drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror Piro Lutaj ka thënë se institucioni që ai drejton synon besimin e qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve me standarde.

Në një prononcim për “News 24”, ai tha se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të kontribuojnë në performancë.

Lutaj vijoi së thënuri se “janë marrë të gjitha masat që Shërbimi Përmbarimor Shtetëror të ofrojë një tjetër standard shërbimi për qytetarët, përmes ekzekutimit të titujve ekzekutivë. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët, e shprehur kjo edhe gjatë turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam””.

s.a/dita

June 9, 2018 16:22
Komento

3 Komente

  1. Arben June 9, 17:44

    25 x 4000 = 100,000 euro

    Per pirro luten permbaruesit e rinj

    Qe do zene vendet bosh.

    Reply to this comment
  2. sapa June 9, 17:57

    Po permbaruesin e korruptuar privat Lefter Cani a nuk do e ngrini ne pozite?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim