Shkarkimi i gazrave, automjetet me vit prodhimi 1986- 2002 rrezikojnë të dalin jashtë qarkullimit

June 26, 2015 20:53

Shkarkimi i gazrave, automjetet me vit prodhimi 1986- 2002 rrezikojnë të dalin jashtë qarkullimit

Automjetet me vit prodhimi 1986-2002 rrezikojnë të dalin jashtë qarkullimit. Ky është edhe qëllimi i Udhëzimit të Ministrisë së Transporteve, i miratuar në 1 Mars 2015 “Manuali i normave të reja të shkarkimit të gazrave”, i cili nis të aplikohet zyrtarisht më 1 Korrik.

Data 1 Korrik është aplikimi i fazës së parë të udhëzimit, pasi më 1 Korrik 2016 pritet që normat e shkarkimit të gazrave të jenë sipas direktivave të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se nga data 1 Korrik 2015, drejtuesit e automjeteve që do të bëjnë kolaudimin pranë kompanisë SGS do të duhet të plotësojnë normat e rritura të shkarkimit të gazrave që variojnë nga 10 për qind për automjetet e vitit 1986 deri në 60 për qind për automjetet e vitit 2002.

Qytetarët mund të shikojnë vlerat aktuale të automjetit të tyre në certefikatën e kontrollit teknik të kryer një vit më parë, dhe nëse ato rezultojnë më të ulta se normat e përcaktuara nga Ministria e Transporteve, duhet t’i normalizojnë ato.

Nëse mjeti mbetet në testim për shkak të normave të larta të gazrave, atëherë u jepet e drejta të ritestohen, ashtu sikurse ndodh aktualisht kur nuk kalojnë kolaudimin. Në fazën e tretë të aplikimit të këtij vendimi do të jetë shumë e vështirë për rreth 70 për qind të mjeteve të kesaj kategorie, që të kalojnë kontrollin teknik.

June 26, 2015 20:53
Komento

2 Komente

  1. Shqipo June 26, 21:24

    S’e kuproj ç’lidhje ka viti i prodhimit me gazrat e marmitës.Edhe makinat e reja pasi kanë përshkuar më shumë se 50 mijë km nuk i plotësojnë më normat e gazrave.

    Reply to this comment
  2. E KALUARA,,,,, June 26, 23:10

    PO PSE DERI TANI SI E KISHIT JU,,,,,,,APO PGUAJ,,MER KUALIDIMIN DHE IK NE XHIRO,,, JU NUK E KUPTONI PO NUK KONTROLLUAT CILESINE KARBURANTIT QE PERDRIN MAKINAT EDHE NJE MAKINE E 2015 DO JU DALI ME60% NDOTJE,,,SE DJEGIN NAFT BRUTO,,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*