Shkarkimi i Lulos së Kushtetuese/ Gjonaj: Vettingu, në interes të qytetarëve

March 23, 2018 19:26

Shkarkimi i Lulos së Kushtetuese/ Gjonaj: Vettingu, në interes të qytetarëve

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Fatos Lulo, i cili u shkarkua sot nga detyra pasi nuk e justifikon pasurinë e tij prej gjysmë milioni dollarë.

Gjonaj shprehet se zbatimi i reformës në Drejtësi, sot shënon një hap të rëndësishëm e të shumëpritur.

Gjonaj thekson se “qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë që besojnë në detyrën e rëndësishme që kanë marrë përsipër dhe mbrojnë vetëm interesin më të lartë të qytetarëve dhe shoqërisë dhe jo interesat e tyre personale financiare ose politike”.

Statusi i plotë:

Reforma në Drejtësi përkundër të gjitha përpjekjeve për ta dëmtuar apo penguar, po jep rezultatet e saj të njëpasnjëshme, duke garantuar jo vetëm suksesin e kësaj reforme, por edhe një tregues pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në. Përgëzimet për fillimin e procesit vendimmarrës të Vettingut i shkojnë jo vetëm Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe kolegëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

l.h/ dita

March 23, 2018 19:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*