Shkarkimi i Xhafajt, ç’pritet të ndodhë sot në seancën jashtë radhe

November 6, 2018 09:19

Shkarkimi i Xhafajt, ç’pritet të ndodhë sot në seancën jashtë radhe

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për të votuar dekretin e shkarkimit të Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes të shtunën e 27 tetorit.

Seanca nuk do të zgjasë shumë, ndërsa me mjaft interes pritet fjala e kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimit dje nga rrjetet sociale .

Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër (sot) dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, u shpreh Rama dje.

Pas shkarkimit të Xhafajt, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm.

E gjithë lëvizja me qëllim komandimin e Lleshit vjen pas refuzimit që Meta i bëri dekretit për ta emëruar.

Ilir Meta deklaroi se ‘nuk ka krijuar bindjen’ për ta dekretuar Lleshin, ndërsa dje në zbardhjen e takimit të së dielës me kryeministrin Rama, Presidenca theksoi se kreu i shtetit është gati që t’i japë shpjegime Kuvendit për vendimin.

o.j/dita

November 6, 2018 09:19
Komento

3 Komente

  1. demo November 6, 09:36

    Arsyet ligjore i dha dje me shkrim Arben Duka.Ky Lleshi eshte ushtarak kariere dhe nuk mund te marre detyra civile.Per mua ka bere gabim qe ka refuzuar ftesen e presidentit dhe i eshte pergjigjur me arrogance:-Do te me shohesh si minister! Per te tjera ne nuk e njohim.Deri ne 2013 ka sherbyer tek Berisha.Tani sherben tek Rama.

    Reply to this comment
  2. Matia November 6, 10:05

    Do shkojë puna “Kunj më kunj”.Kur zihen Bujt,shkelen bretkocat”.Gjykata kushtetuese do ta ndante shapin nga sheqeri.Nuk eshtë e qartë:Për ish Presidentin Nishani,”Kushtetuta sia lejonte mos dekretimin e z.Xhafa”,edhe pse nuk ishte dakord me atë kandidaturë.Ndersa z. META, ia lejonka!!?Sipas kushtetutës,Presidenti ka për detyrë që brenda 7 ditësh,TË DEKRETOJË propozimin e k/m,per ministër dhe nuk thot :të shprehë BINDJEN E PLOTË OSE JO!!.,për tè.Çdo k/m,”i mirë apo i keq”,e perzgjedhë vet ksbinetin me tëcilin do drejtojë dhe nuk ia zgjedhin tjerët.Ate ka votuar sovrani e jo tjetêr.Mendoj se duhet shprehur më qartë neni përkatës.

    Reply to this comment
  3. Lili November 8, 07:56

    Jo presidenti nuk eshte nen urdherat e kryeministrit…me dekretuar cdo gje brenda 7 ditevetem pse i vjen nga KM.
    Presidenti ka detyre qe te kujdeset qe te respektohen ligjet ne shtetin shqiptar sidomos nga institucionet e ketu nje ushtarak nuk mundet me marr nje detyre civile pa dhane dorehqjen prej ushtaraku. Eshte nje gje formale,po qe duhet respektuar e qe tregon sa shtet je…)
    Plus asaj ,nuk di a vete Km e bene FBookun e tij apo ndonje debil tjeter,po ne qofte se eshte vete KM ai po na tregon se nuk dha doreheqje ministri xhafaj po se ky e ka shkarkuar…
    Pse eshte pyetja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim