“Pakti Rama-Basha më cënoi karrierën”

July 5, 2017 21:28

“Pakti Rama-Basha më cënoi karrierën”

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili ishte një nga të penalizuarit e marrëveshjes politike të 18 majit, thotë se karriera e tij mori një lloj cënimi, por me rëndësi është se produkti final i zgjedhjeve ishte pozitiv.

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Biba thotë se për herë të parë patëm një fushatë të qetë, jo shumë të kushtueshme dhe një rezultat final të gjithëpranuar.

“Në dorëheqjen time, ndonjëherë njeriu duhet të cedojë pak në atë tendencën ose udhëtimin e tij të karrierës për qëllime më të mëdha sesa karriera e tij e vogël ose interesat e tij të vogla personale. Në këtë aspekt, pa rënë në ato klishetë ‘fitoi atdheu’, mjafton që ‘zgjedhje të lira dhe të ndershme’, natyrisht që karriera ime mori një lloj cënimi. Por jam fare i lirë në këtë pikë, kështu që nuk kam ndonjë shqetësim. Nga ana tjetër pati produktet pozitive”, tha Biba.

Sipas tij, marrëveshja solli një përmirësim të procesit zgjedhor. “Të gjithë jemi dakord që marrëveshja politike solli një fushatë shumë më të qetë, besoj edhe më pak të kushtueshme sesa të gjithë fushatat e tjera. Relativisht rezultati është i pakontestuar nga pothuajse të gjithë aktorët kryesorë, që nuk ka ndodhur. Në prag të rezultateve paraprake të gjitha palët dilnin dhe thoshin ne fituam. Përveç teknikave për të motivuar numëruesit, por këtë radhë as kjo nuk ndodhi”, u shpreh Biba.

July 5, 2017 21:28
Komento

3 Komente

  1. asd July 6, 00:11

    Paska pasur te drejte Basha kur e quajti IDIOT

    Reply to this comment
  2. Me ty...... July 6, 02:49

    Karieren ?????
    Kush te dergoi ATY LART ti, malok !!!!
    Politika ose te ngre ne kariere, ose, pasi e ngre edhe ta FUT!
    Kishte shume me te zot se sa ty per ate karrike, por…KURVA-POLITIKE, ashtu sic ta ve edhe ta heq!
    RRITU TE KAPESH FIQTE E MEDHENJ !!!!

    Reply to this comment
  3. info analitike July 6, 07:29

    Po ti nje servil medioker je o Denar dhe ate karriere qe po ben ia detyron te teren partise e jo aftesise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*