Liruan vrasësin, 3 shkarkime në Shën Koll. Manjani: As që më dridhet dora, duhen shkarkuar të gjithë

May 23, 2016 12:01

Liruan vrasësin, 3 shkarkime në Shën Koll. Manjani: As që më dridhet dora, duhen shkarkuar të gjithë

Tre inspektorë të burgut të Shën Kollit janë shkarkuar nga detyra pas lirimi të shtetasit nga Kosova Shuaip Zukaj, i cili ishte i dënuar me 20 vite burg.

Inspektorët u larguan nga detyra pasi nuk informuan SHKB-në. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se për këtë çështje ka një hetim nga Prokuroria e Lezhës dhe sa i përket shkarkimit të tyre është gjëja më minimale që mund të bënte.

“Duhet të respektoj deri në pikën e fundit një hetim që ka nisur tashmë. Është cështje që meriton hetim të plotë. Sa i takon shkarkimeve, as më dridhet dora fare, jo tre inspektorët e SHKB që kanë fjetur gjumë, por edhe të gjithë është minimumi që duhet të bëj t’i shkarkoj nga puna”, u shpreh ministri Manjani.

Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim Gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë. Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, është lënë i lirë.

Edhe pse në kartelen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zukaj duhet të ekstradohet në Kosovë, administrata e burgut i ka hapur derën e burgut duke e lënë të lirë jashtë çdo procedure ligjore.

May 23, 2016 12:01
Komento

2 Komente

  1. maks May 23, 17:30

    zoti minister kur ske ca ti besh samarit bjeri gomarit po prekurori dhe gjykatesi qe ulen denimin nuk kan faj

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... May 24, 00:08

    Keta inspektoret nuk mund te dergohen ne burg? Apo burgu nuk eshte per elita dhe mafioze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*