Shkarkohet Haki Mustafa, në krye të OSHEE-së rikthehet Adrian Çela

June 28, 2017 13:15

Shkarkohet Haki Mustafa, në krye të OSHEE-së rikthehet Adrian Çela

Haki Mustafa është i pari që lirohet nga detyra, nga radhët e emërimeve teknike të marrëveshjes PS-PD. Këshilli mbikqyrës i OSHEE vendosi sot lirimin e tij.

Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, z.Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së energjisë

Mustafa u emërua në këtë post në sajë të marrëveshjes së majit PS-PD.

Ai mori detyrën më 2 qershor dhe qëndroi në këtë post për vetëm 26 ditë.

Mustafa liroi nga detyra drejtorin e operatorit për rajonin e Elbasanit, Bukurosh Maçi.

Por ky vendim u hodh poshtë më pas nga Këshilli Mbikqyrës, me argumentin se është pikërisht ky organ kompetent për lirimin nga detyra të drejtuesve të drejtorive në nivel kombëtar dhe rajonal dhe jo administratori.

June 28, 2017 13:15
Komento

2 Komente

  1. Berti June 28, 14:17

    Fillim i mbare . Tani kryeministri bashke me tepsine duhet te largoje nga administrata edhe ata qe ishin ne tepsi si te paafte dhe pengese serioze e transformimit . Nuk mund te zhvillohemi pa reforme te thelle edhe ne administrate dhe kjo jo per tu hakmare por per te vajtur punet mbare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim