Shkarkohet inspektori i AKU-t në Kakavijë

February 4, 2016 18:45

Shkarkohet inspektori i AKU-t në Kakavijë

Një ditë pas denoncimit në Fiks Fare, inspektori i AKU-t në Pikën e Inspektimit Kufitar të Kakavijës, Selman Caka është shkarkuar dhe ndaj tij janë marrë masat administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Duke marrë shkas nga filmimet e bëra publike në transmetimin e së mërkurës nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf SHEHU, ka marrë masa për largimin nga detyra të inspektorit veterinar në Doganën e Kakavijës, Selman Caka.

Largimin e tij e njofton përmes një komunikate për mediat Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku sqarohet se inspektori në fjalë nuk ka zbatuar ligjin për ushqimin, shërbimin veterniar në Republikën e Shqipërisë si dhe procedurat teknike që duhet të ndiqen nga Pikat e Inspektimit Kufitar gjatë importit të kafshëve të gjalla.

“Organi disiplinor i AKU-së, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, ka filluar procedurën për largim nga Shërbimin Civil për nëpunësin Selman Caka. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Isuf SHEHU urdhëroi kontrolle të rrepta fizike në pikat doganore për të gjitha importet e  kafshëve të gjalla”, thuhet në njoftim.

AKU siguron publikun për marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorit shqiptar.

February 4, 2016 18:45
Komento

1 Koment

  1. zekthi February 4, 19:50

    Keta ” inspektor ” vrases te cilet kane vajtur ne ato pozicione pune me nderhyrjen e partise dhe te deputeteve te tipit Anastas Angjeli, e kane gjithe qenien e tyre vetem per te bere korrupsion. Ata jane te pa afte nga ana profesionale, te pa qarte nga ana ligjore POR ata nuk kane te qarte dhe nuk ju behet von fare se me veprimet e tyre duke fallsifikuar dokumentacionin ligjor dhe duke ju dhene rruge importit te produkteve shtazore ose kafsheve te gjalla jasht standarteve ligjore , jo vetem qe demtojne rende autoritetin e shtetit POR RREZIKOJNE SERIOZISHT SHENDETIN E KONSUMATORIT. Dhe kete e bejne me ndergjegje vetem per te fituar ca para te pista nga korrupsioni. Keta jane me te rrezikshem se kamikazet shperthyes.Keta futen tek kategoria ” vreses te paguar ”
    Nga keta tipa qe kryejne te tilla veprime , mund te presish pa asnje dyshim edhe vepra me te renda penale. PRANDAJ keta nuk duhet vetem te shkarkohen , por te pergjigjen PENALISHT per krim ndaj KONSUMATORIT ( POPULLIT ) . Ne se nuk paditet penalisht, kjo do te thote qe lidhja vete deri lart ne eproret e tij dhe ka mbrojtjen e tyre. Keto veprime pa tjeter qe kane patur bekimin e drejtuesve te tyre.
    Dhe Ministri perkates dhe K/ministri heshtin !
    Prokuroria duhet te veproje me inisiative se po na vrasin ne menyre te heshtur !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*