Shkarkohet kreu i SHKP, Rama: Punësoni, vendet janë bosh

March 6, 2018 21:16

Shkarkohet kreu i SHKP,  Rama: Punësoni, vendet janë bosh

Kryeministri Edi Rama shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko. Këtij të fundit i është komunikuar shkarkimi pasditen e kësaj të marte gjatë një takimi me kreun e qeverisë në sallën e Hartave të Kryeministrisë.

Në vend të Mickos, Rama ka emëruar Elira Çaushin, aktualisht punonjëse në Kryeministri. Gjithashtu, të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe 12 drejtorë rajonalë të punësimit, të cilëve Rama u ka kërkuar që të negociojnë me bizneset për të punësuar sa më shumë qytetarë.

“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset, punësoni njerëzit se vendet janë bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht”, iu është drejtuar Rama drejtorëve rajonalë të shërbimit kombëtar të punësimit.

o.j/dita

Artur Micko

March 6, 2018 21:16
Komento

6 Komente

  1. Fshatari March 6, 22:22

    A ka ekzistuar ndonjehere sherbimi kombetar i punesimit ? Po keta drejtor rajonal per ca e marrin rrogen kur e kalojn diten sa per te marr rrogen

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku March 7, 01:36

    Hopa, u krijua nje vend pune, Drejtor i Pergjithshem i SHKP.

    Reply to this comment
  3. Punetori i papune March 7, 02:48

    Sa i pa pare eshte per budallalleqe.
    Kryeminister komplet psikopat, me te tilla karagjozlliqe do te n’a mbushe mendjen per mijera vende pune qe jane bosh por nuk kanjerez punetore , se medemek jemi dembele.

    Reply to this comment
  4. xhixhi March 7, 17:09

    ehe tani po,u zgjidh dhe kjo pune,dhe gjashte muaj e shtyu ky me injorantet qe e besojne, se tani do behet vertet.yppp xhixhi….

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K March 7, 18:55

    Ato vende jan per militanten more idiot.Ket e kupton edhe zahoja juej.

    Reply to this comment
  6. info analitike March 7, 20:13

    Fajin nuk e ka kriepsikopati por keta qe nuk punesojne. Vende pune ka por ka sabotattore qe nuk punesojne 🙂
    Vazhdo tallu o kriepsiko me delet qe te vijne nga pas

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*