Largohet nga detyra Avokatja e Shtetit, kush e zëvendëson

October 31, 2018 10:31

Largohet nga detyra Avokatja e Shtetit, kush e zëvendëson

Është larguar nga detyra e Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Në vend të Hiçkës, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka propozuar Artur Metani, i cili është emëruar nga Rama tashmë si zëvendësues i Hiçkës.

Hiçka u emërua në këtë post nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013.

Hiçka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hiçka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.

Pasardhësi i saj në këtë detyrë, Artur Metani, është me profesion jurist. Metani ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë. Metani u përfol në media edhe si drejtor i Byrosë së Hetimit.

Në vitet 2004-2012, Metani ka qenë këshilltar i presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi për çështjet e drejtësisë.

o.j/dita

October 31, 2018 10:31
Komento

4 Komente

  1. vlora.vlora October 31, 12:07

    Avokatja e leshit ,kjo qe beri avokaten e Bashes per pallatin ? Ne djalle te shkoje bucja

    Reply to this comment
    • Sazani October 31, 12:59

      vlora, o e shtrenjta ime , vlora !
      Të besoj kur thua, se , kjo avokate është një buçe edhe si avokate e Bashës .
      Por , avokat mbi avokatët dhe buçe mbi buçet për të mbrojtur të djathtën dhe vetë Lulen , është kryetari de jure dhe armiku de facto i së majtës , Edvin Rama !

      Reply to this comment
    • Alidemsi vjeter October 31, 14:59

      O vlora.vlora e ke gabim ,nuk eshte kjo avokatja e Bashes,ajo qe eshte Avokate e Popullit eshta avokatja e Bashes…

      Reply to this comment
  2. Alban Dega October 31, 14:03

    DOREHEQJA NUK MJAFTON

    Prokuroria e Pergjithshme te nise hetimin per shperdorim detyre dhe demtime ne shuma te medha te armes se shtetit dhe Tamara e te shqiptareve !
    18 milione euro per Lulibebilushin e Berishes dhe vjerrine piramidale te tij per nge pállate te ndritura ne kundershtim flagrant me ligjet shqiptare eshte cmimi i shperdorim eve te saj vetem per nje dosje korruptive ne Gjykaten e Strasburgut !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin