Shkarkohet prokurori i dosjes së “21 Janarit”

July 12, 2018 09:27

Shkarkohet prokurori i dosjes së “21 Janarit”

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, njëherazi kandidat për KLP.

Ashtu si në seancën dëgjimore të së mërkurës, prokurori Cama i cili ka hetuar edhe dosjen e 21 janarit, kishte zgjedhur të ishte vetë në sallë dhe pa avokat.

Gjatë leximit të raportit, relatorja e çështjes, Pamela Qirko deklaroi  dje se për këtë prokuror janë konstatuar probleme në deklarimin e pasurisë, por edhe në pastërtinë e figurës së tij.

Sipas relatores në raportin e DSIK-së thuhet se prokurori ka qenë i përfshirë në një çështje korrupsioni në vitin 2005 kohë kur ka qenë në krye të prokurorisë së Lushnjes.

Sipas KPK-së, prokurori Adriatik Cama ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.

“Dy prokurorët – tha relatorja, –kanë marrë parà duke kryer korrupsion, duke cenuar në këtë mënyrë figurën”.

Por Adriatik Cama kundërshtoi, duke theksuar se kjo gjetje nuk është e vërtetë, e sipas tij vettingu duhej t’i sillte dëshmitarin për t’u ballafaquar.

“Nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin, jam besnik i tij. Kam pasur presione kur shteti nuk ekzistonte në vitin 1997, madje edhe për 21 Janarin, por asnjëherë nuk jam trembur. Kam bërë detyrën si prokuror i Republikës. Më lini të vazhdoj detyrën”, tha Adriatik Cama.

a.s/dita

July 12, 2018 09:27
Komento

1 Koment

  1. Ne burg July 12, 16:05

    Te shkoje ne burg dhe te vazhdoje detyren si sumqire i sali sumeshkerdhyerit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*