Shkarkohet shefi i Sigurisë së Farkës, fluturonte me një helikopter privat

May 22, 2016 15:18

Shkarkohet shefi i Sigurisë së Farkës, fluturonte me një helikopter privat

Kur Prokuroria e Shkodrës ka ripyetur për të disatën herë të mbijetuarin Gerald Baramuça, pa marrë ende një përgjigje se çfarë ndodhi para aksidentit ajror të Grizhës, Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar hetimin administrativ për këtë ngjarje.

Burime pranë kësaj ministrie, jozyrtarisht pohuan se është shkarkuar nga detyra shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Farkë. Nënkolonel Altin Lame – thanë burimet, – duhej të ishte në detyrë ditën e 6 prillit, kur edhe ndodhi aksidenti ajror. Largimi i tij nga Forcat Ajrore është bërë me motivacionin “për shkelje të rëndë të disiplinës”.

Sipas listës së miratuar, ai ishte zyrtari i fundit në bazën e Farkës, që firmoste lejen e fluturimit dhe konfirmonte kontrollin e pilotëve që do të niseshin me mision trajnues. Por prania e tij ka qenë fiktive në detyrë, pasi nënkoloneli në fakt atë ditë rezulton të ketë qenë i angazhuar si pilot në një agjenci private fluturimi.

Nga ana e saj, Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar fletëthirrje shtetasit Altin Vrapi, me detyrë drejtor i Sigurisë Ajrore të Licencave, në Autoritetin e Aviacionit Civil. Prokuroria thotë se thirrja e tij është bërë pasi shikohen të dyshimta licencat e lëshuara ndaj kompanisë private për fluturimet, në një kohë që një piloti ushtarak nuk i lejohet të jetë i angazhuar.

Aktualisht Prokuroria e Shkodrës është në pritje të ekspertizës së kartës së memories së helikopterit “EC 145”, nga rrëzimi i të cilit humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu. Ndërkohë i mbijetuari Baramuça, në të gjitha seancat e pyetjeve këmbëngul se nuk mban mend asgjë nga dita e aksidentit./TCH/

May 22, 2016 15:18
Komento

1 Koment

  1. Eriona May 23, 01:43

    Se pari – N/Kol. Altin Lame ka hartuar nje raport teknik per mos lejim te fluturimit te atij helikopteri, raport i hartuar para 4-5 ditesh se te ndodhte aksidebti ajror. Ky raport gjendej ne zyren e Gjeneralit te Forcave Ajrore, i cili pa marre parasysh rekomandimet e N/kol. Lames, lejoji jashte cdo procedure teknike, levizjen dhe fluturimin e atij helikopteri – pra e thene “shqip” pergjegjesi direkte per lejimin e atij helikopteri jashte gadishmerise teknike, e cila solli per pasoje aksidentin, mban direkt Gjeneral Brigade Ladi Avdia. Se dyti, ate dite N/Kol. Lame gjendej me leje “ditore” nga vete Gjeneral Avdia, pra ishte faktikisht me leje te miratuar nga eprori suprem i Forces Ajrore, dhe me procedure ushtarake per te mos qene prezent ate dite ne Repart ishte konforme rregullave ligjore ushtarake, dhe ska asnje lloje pergjegjesie (mediat spekullojne dhe mashtrojne se ai ka qene fiktivisht ate dite ne Repart, jo N/Kol. Lamaj ka qene me leje ditore pushimi. Se treti N/Kol. Ka qene vertet ne fluturim te nje helikopteri civil dhe punesimi i dyte si ne orar te punes dhe jashte saj “nuk i lejohet me status”, ate statusin e famshem qe kur duam e marrrim si reference dhe kur nuk na intereson nuk e perfillim fare. Patjeter qe ketu kemi te bejme me nje shkelje administrative te rregullave ushtarake, por kuren e kurres me “thyerje teper te rende te disipline” dhe si veprimi “jo korrekt” me statusin e ushtarakut si edhe masa disiplinore nuk plotesojne “kushtet” e shkeljes per ta “larguar nga FA”. Pse nuk pyesin njehere si eproret ushtarak dhe elita politike civile: pse pilotet apo dhe shume ushtarake te tjere, nese u jepet mundesia” punojne ne kohen e lire – sepse rroga qe marrin nuk ploteson kushte minimale te jeteses pale te behet fjale per kursim apo jete normale familjare!. Pyesni sot se ne cfare gjendje rrogash jane ushtaraket, kur elita ushtarake e ka kapur korrupsioni dhe vjedhja totale pa asnje lloje kufizimi. Pse nuk flete personi i mbijetuar????. Pse jane marre dy helikopteret e fundit me ato kushte teknike mizerabel, me mangesi teper te theksuar? Asnje nuk merret me skandalet teknike te helikoptereve gjate marrjes ne dorezim (ka firmosu vete direkt Sekretari i hordhive mega korruptive te Pergjithshme te Ministrise se Mbrojtjes – Marshalli Arjan Kraja)’ qe paraqesin ate gjendje teknike, te pasqyruar ne raport nga z. Lamaj?. E verteta eshte ndryshe: Kodheli, vetem me largimin e parakohshem te N/Kol. Lamaj, siguroj mbylljen e parakohshem te hetimit dhe te bllokimit te hartimit te raportit te te vertetes nga Komisioni teknik i analizes se aksidentit, i cili faktikisht udhehiqej nga vete z. Lamaj, pra Kodheli i trembej ekstremisht si raportit te z. Lamaj per mos lejimin e atij helokpteri per fluturim ashtu edhe konkluzioneve te raportit teknik te aksidentit. Pra largimi i tij i jep mundesine Kodhelit te mbuloje horrlleqet e veta, qe mund te jene pjese e ndikimit ne aksidentin e helikopterit dhe vdekjen e dy piloteve. Kush e ka kercenuar te “mbijetuarin” te mos flase???. Besoj se ska nevoje per pergjigje. Skenari “Kodheli – abuzime pa kufi deri jete njerzish” nuk ndalet me “largimi” me pororsi direkte te Kodhelit te ushtarakut -pilotit ekselent, me profesionistit te Forcave Ajrore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*