Shkarkohet Shkëlqim Cani

February 16, 2016 11:02

Shkarkohet Shkëlqim Cani

Ministri i Financave Shkëlqim Cani është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministria njoftoi para pak momentesh, se në krye të Ministrisë së Financave do të emërohet Arben Ahmetaj.

Në vend të Ahmetaj tek Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të jetë Milva Ekonomi, aktualisht zv/ministre e Shëndetësisë.

“Kryeministri e informoi ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i kërkoi vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave”, sqaron Kryeministria.

“Ministri Cani e falënderoi nga ana e tij Kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në kapërcimin me sukses të situatës së rëndë financiare të trashëguar dy vjet e gjysmë më parë, si edhe e siguroi për vazhdimin me përkushtim të plotë të angazhimit të tij politik e profesional si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet gjithashtu. /Dita/

 

 

February 16, 2016 11:02
Komento

13 Komente

  1. elio February 16, 11:09

    ME NE FUND!!!!!
    Ky person ishte rast i idiotesise se deklaruar! Ka tre vite qe futi(bashke me KRM.e) ekonomine shqipetare ne depresion…NUk kishte njeri me te paafte… Tani presim te bien drejtoresha e tatimeve dhe zv ministria beqiraj..edhe ato ne te njejten linje paaftesie!!!!!!!!!!!!
    Me ndjeni per volgaritetin, por mezi pres ta shoh ne rruge pa eskorte e ta peshtyj ne ftyre…Qelbanik!!

    Reply to this comment
    • Aldi February 16, 11:28

      Cani eshte nje nga teoricinet me te mire te vendit ne fushat e financave dhe ka bere mjaft pune shume mente mire deri tani. Por me ardhjenne e ahmetajs kybsektor do marri me energji me pozivitet duke i cuar me para te gjith reformat qe ka marre qeveria!

      Reply to this comment
    • Mand February 16, 11:45

      Pozivitet, energjike fjale pak dhe pune shume, kte e karakterizon ahmetajn. Urime per detyrrn e re!

      Reply to this comment
  2. Mario February 16, 11:14

    Urime ne punen e re zoti minister .

    Reply to this comment
  3. demo February 16, 11:31

    Ne po presim te shkarkohet me pranga ne duar ministrin Beqaj,qe e ka shterruar buxhetin me KONCESSIONARET.Apo je ortak me te!?

    Reply to this comment
  4. maks February 16, 11:35

    mos e hoqi shkelqim canin sepse sishte dakort per koncesionin e fundit per mbledhjen e taksave

    Reply to this comment
  5. Lagunari February 16, 12:15

    Perofmanca e ministrit Cani la per te deshiruar ç;eshte e drejta. Ne nje post ministror eshte shume e rendesishme ana menaxheriale. Ministri Ahmetaj ka performuar pelqyeshem ne ministrine e Ekonomise, shpresojme te beje te njejeten gje edhe ne ministrine e Financave.

    Reply to this comment
  6. gjyshja February 16, 12:18

    Riformatimi posteve ministrore behet ne gjithe vendet e botes. Pyetja qe shtrohet eshte a ja vlen kjo levizje? Ne gjykimin tim po. Nese shohim me objektivitet, ministri Ahmetaj eshe nga me te miret e kesaj qeverie. performanca jo e mire e Canit besoj se jane argumente bindes qe Ahmetaj te drejtoje Financat.

    Reply to this comment
  7. DIBRANI I MBYTUR February 16, 12:59

    CANI DUHET TË KISHTE DHËNË DORËHEQJE PUBLIKE QË KUR PREMTIMI I TIJ PËR NDËRTIMIN E RRUGËS SË ARBËRIT U SHTY PËR VITIN 2023 DHE QË KUR U VENDOS MBYTJA E DIBRËS NGA GJOLI I KORRUPSIONIT TË SKAVICËS.

    Reply to this comment
  8. Fatmir lohja February 16, 13:38

    Duhej shkarkuar me kohe.Asnje ekonomist,ne rruzullin tokesore,ne privat apo shtet ,nuk do t’i jepej mundesia per ta genjyer shefin e vet,ne parashikimn e grumbullimit te te e e ardhurave.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 16, 13:39

    transparenca.al paska futur komentuesit e saj per te mbrojtur zgjedhjet sharlataneske te Rames. Keto rokada te ministrave ne qeveri tregojne qarte se tashme po vjedhin e plackisin ate pak qe i ka mbetur ketij vendi perpara se te mbledhin leckat e te zhduken nga syte kembet.

    Reply to this comment
    • Aceto February 16, 16:34

      Jo vetem qe kane dal ata te fuges po madje edhe gazeta dita eshte me ta sepse kam komentuar du here dhe si nxjerr sepse jane sharrje ndaj injorantit dhe hajdutit ahmetaj

      Reply to this comment
  10. Leshi Topallit February 16, 14:01

    ‘dibrani i mbytur’ kerkon te kapesh pas leshit te pasardhesit te Canit kur kemi 25 vjet qe jemi te RRUAR!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*