Shkatërrimi i bandës shqiptaro-italiane, jepen detajet për trafikun e kokainës

April 17, 2018 12:49

Shkatërrimi i bandës shqiptaro-italiane, jepen detajet për trafikun e kokainës

Një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në Shqipëri-Itali-Belgjikë është goditur ditën e sotme, dhe policia shqiptare informon për operacionin që mundësoi kapjen e tij.

Në një njoftim për mediat thuhet se operacioni i koduar “Affari di Famiglia” u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm këto dy forca policore kanë ekzekutuar në Itali dhe Shqipëri udhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës, për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” dhe “pastrimit të parave”.

Në Shqipëri janë arrestuar Edmir Hatija, 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, të dy banues në Fier.

Ndërkohë, në Itali u arrestuan 5 anëtarë të tjerë të bandës,nga ku dy 2 janë shqiptarë dhe 3 italianë .

Sipas policisë, grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës, dhe droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika.

s.a/dita

April 17, 2018 12:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim