Shkatërrohen dy banda shqiptare të drogës në Itali

October 1, 2015 12:19

Shkatërrohen dy banda shqiptare të drogës në Itali

Dy banda, njëra e përbërë nga vetëm shqiptarë dhe tjetra “e përzier” me italo-shqiptar, shpesh shkëmbenin drogë mes tyre pavarësisht se janë konkurrentë.

Kjo varej nga rezervat në ruajtje dhe kërkesa për kokainë ose marihuanë në treg. Të dy bandat kanë vepruar, si në Brescia, në Milano, në Ferrara dhe në provincën e Bolzanos, një qytet i rëndësishëm në tregtinë e drogës në të njëjtin nivel si Brescia.

Sipas mediave italiane, pas hetimeve komplekse, që gjithashtu kishin vënë në rrezik sigurinë e disa agjentëve, policia e Brescia ka arrestuar në faza të ndryshme, 19 persona dhe ka nxjerrë jashtë tregut 62 kilogramë drogë: 40 kg kokainë dhe 22 kg marihuanë.

Një sasi lëndësh narkotike që kap një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh. Gjatë kontrolleve u kapën edhe dy pistoleta e një sërë pajisjesh të nevojshme për përgatijen e dozave dhe përzierjen e lëndëve narkotike.

Mediat shkruajnë se sasitë e mëdha të kokainës silleshin nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa marijuhana nga Shqipëria dhe Afrika Veriore.

Ato mbaheshin të fshehura në zonat pyjore rreth qyteteve dhe prej andej dërgoheshin për shpërndarje në tregjet e narkotikëve.

October 1, 2015 12:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank