Shkatërrohet banda e drogës Kosovë-Shqipëri, arrestohen 7 persona

March 28, 2016 08:23

Shkatërrohet banda e drogës Kosovë-Shqipëri, arrestohen 7 persona

Polica e Kosovës arrestoi 4 shqiptarë dhe 3 kosovarë, të dyshuar për posedim të lëndëve narkotikëve. Përmes një komunikate, Policia ka njoftuar se operacioni është realizuar më 26 mars, në rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Shaban Shala” në Prishtinë, ku fillimisht janë ndaluar dy makina me targa shqiptare, me të cilat po udhëtonin 4 të dyshuar.

Gjatë kontrollit, në njërën nga makinat është gjetur substancë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, me peshë 1.867 gramë, e fshehur në gomën rezervë të automjetit. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi e dyshuar, në të cilën janë arrestuar 3 shtetasit e Kosovës.

Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një makinë, disa celularë dhe 340 Euro. Shtatë personat e dyshuar, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, janë dërguar në paraburgim./E.T

March 28, 2016 08:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*