Shkatërrohet banda e drogës në Brindizi, në pranga edhe 4 bosët shqiptarë (EMRAT)

June 30, 2017 10:57

Shkatërrohet banda e drogës në Brindizi, në pranga edhe 4 bosët shqiptarë (EMRAT)

Një bandë trafikantësh droge është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane në Brindizi.

Pjesë e bandës me 14 persona, janë shqiptarë dhe italianë.

Policia fqinje raporton se ata akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Puglia.

Kryesisht anëtarët e bandës e trafikonin drogë me gomone nëpërmjet detit sipas të dhënave nga Guardia di Fianaza. Mediat italiane bëjnë të ditur edhe emrat e shqiptarëve të arrestuar :

Vaso Mekshi, 39 vjeç, Shefik Muho, 33 vjeç, Leonard Bufi, 36 vjeç dhe Emilian Bufi, 31 vjeç.

Pjesa tjetër e të arrestuarve janë qytetarë italianë, të cilët bënin edhe transportin nëpër det të lëndës narkotike. Sipas policisë, metoda e përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën në Itali, ishte e njëjtë me atë të kontrabandimit të cigareve.

June 30, 2017 10:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*