Shkatërrohet banda e drogës në Itali. 17 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

June 4, 2019 16:09

Shkatërrohet banda e drogës në Itali. 17 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Operacioni i koduar “Postalmarket”, në Trentino të Italisë ka vënë në pranga 17 persona dhe ka sekuestruar kokainë të pastër dhe një sërë drogërash të tjera.

Mediat italiane raportojnë se hetimi kishte filluar në fund të vitit 2017 me sekuestrimin e sasive të caktuara të drogave.

Karabinierët kishin konfiskuar një sasi droge të dërguar me postë dhe pikërisht nga të dhënat e transportit, filluan hetimet edhe përmes metodave tradicionale si përgjimi telefonik, u arrit të rindërtohej rruga e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt krahinave të Trentos.

Droga bëhet me dije se tregtohej në zonat e Val di Non dhe në Brescia, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë.

Sidoqoftë, policia e shtetit italian bën me dije se të arresturit kanë mbiemrat Gjepali, Tartari, Vrioni etj.

Droga e hedhur në treg ishte e cilësisë së lartë dhe për këtë arsye shitej me çmim të konsiderueshëm: 100 euro për një gram kokainë dhe me ulje minimale, vetëm në rastin e blerjeve të mëdha.

l.h/ dita

June 4, 2019 16:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim