Shkatërrohet banda e grabitësve të plazhit në Himarë e Sarandë

August 16, 2016 20:45

Shkatërrohet banda e grabitësve të plazhit në Himarë e Sarandë

Policia e Vlorë ka arrestuar 7 persona në flagrancë, pasi akuzohen se kanë vjedhur një sërë banesash. Sipas policisë, shtatë shtetasit kanë hapur me forcë banesat e plazhit.

Forcat blu thanë se E.Abazi ishte personi që planifikonte vjedhjet. Ndërsa, sqarohet se banda vidhte banesa, por edhe automjete e sende me vlerë, nga Himara në Sarandë.

Të arrestuarit janë A.Disha, H.Toska, G.D, J.Balliu, A.Miha, E.Alla, si dhe E.Abazi. Ata akuzohen se kanë kryer në bashkëpunim, gjithsej 20 vjedhje të dokumentuara.

August 16, 2016 20:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*