Shkatërrohet banda e kokainës, pranga 7 shqiptarëve

May 24, 2016 14:05

Shkatërrohet banda e kokainës, pranga 7 shqiptarëve

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër bandë të trafikut të kokainës. Në pranga kanë rënë 8 persona, 7 prej tyre shqiptarë, për akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ata u ndaluan gjatë një operacioni të policisë në Frosinone, pas urdhër arresteve të lëshuara nga gjykata.

Hetimet nisën në 2014 , kur banda e shqiptarëve, që qarkullonte drogën u përplas me një bandë rumune, që nga ana e saj drejtonte prostitucionin. Shqiptarët kishin bezdisur vajzat që mbroheshin nga rumunët dhe takimi, sipas mediave italiane, ishte bërë me qëllim që dy bandat të pajtoheshin.

Por kjo nuk ndodhi dhe mes dy grupeve pati një përplasje të dhunshme. Nga ky episod, lindën dy pista hetimi, në të cilat e zhvilluan punën e tyre efektivët e policisë së Frosinones.

Pista e parë u mbyll Qershorin e vitit të shkuar, me arrestimin e rumunëve që drejtonin rrjetin e prostitucionit. Ndërsa pista e dytë u mbyll sot, me arrestimin e 8 personave.

Gjatë hetimeve rezultoi se banda e shqiptarëve furnizohej me sasi të mëdha kokaine nga Roma dhe e shpërndante më pas në Frosinoni.

Por jo vetëm kaq, sipas autoriteteve italiane, grupi funksiononte edhe si bazë logjistike për shqiptarë të tjerë në veri të Italisë, të specializuar në vjedhje dhe grabitje.

Për 5 nga të ndaluarit gjykata vendosi arrest me burg, ndërsa 3 të tjerët u lanë në arrest shtëpiak.

May 24, 2016 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*