Romë, policia arreston 22 shqiptarë (Video)

June 10, 2016 09:28

Romë, policia arreston 22 shqiptarë (Video)

 

Policia italiane e qytetit të Romës në bashkëpunim me policinë e qyteteve të Ankona, Kuneo, Padova, Prato e Viterbo kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 22 persona, shtetas shqiptarë e italianë me akuzën e grabitjes me armë e trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 350 kg marijuanë, 500 gramë kokainë, 2 pistoleta me numër serie të fshirë si dhe 2 pistoleta të tjera të importuara në mënyrë klandestine në territorin italian.

Operacioni “Ça bon 2” është faza e dytë e operacionit “Ca bon” nisur më vitin 2014 i cili çoi në arrestimin e 5 shtetasve shqiptarë si dhe sekuestrimin e 800 kg marijuanë e importuar nga Shqipëria duke e fshehur në brendësi të një blloku çimentoje të transportuar më traget drejt Italisë.

22 personat e arrestuar sot, janë shtetas shqiptarë e italianë të njohur nga forcat italiane të rendit, e anëtarë të dy grupeve kriminale. Grupi i parë përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë rezidentë prej disa vitesh në Itali, e që merrej kryesisht me importimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas përgjimeve telefonike të policisë italiane, trafikantët përdornin mesazhe në kod për të komunikuar mes tyre. Droga quhej “kuti boje”, “vajza”, “makina”, ndërsa parat për blerjen e saj quheshin në kod “dokumente” apo procesi i shkëmbimit të mallit “takim për një kafe”.

Grupi i dytë kriminal përbëhej nga shtetas italianë, rumunë, rus e shqiptarë e aktivitetit i tyre kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike nga grupet rivale.

Gjatë një episodi të dokumentuar nga policia italiane ky grup kishte mundur të vendoste brenda një ngarkese droge të importuar nga Shqipëria një sinjal GPS dhe me anë të një specialisti rumun  identifikuan pikën bregdetare në provincën e Barit ku do të shkarkohej droga e importuar me anë të një skafi nga Shqipëria e duke u shtirur si agjent të policisë italianë ky grup kriminal i grabiti rivalëve t tyre  lëndën narkotike.

Sipas policisë italiane dy organizatat kriminale ishin në aktivitet të plotë kriminal pasi gjatë arrestimin në apartamentin e dy prej tyre janë sekuestruar 3 kg marijuanë.

mobile8-483x290mobile7-174x290mobile6-163x290mobile5-218x290mobile4-218x290mobile3-387x290mobile2-437x290mobile1-437x290mobile9-437x290

June 10, 2016 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*