Policia greke arreston 15 shqiptarë, akuzohen për grabitje banesash

May 27, 2016 09:13

Policia greke arreston 15 shqiptarë, akuzohen për grabitje banesash

 

Policia greke ka arrestuar 15 shqiptarë, mes tyre 3 femra, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Edhe një shtetas grek gjithashtu është arrestuar, si pjesë e të njëjtit hetim.

Mediat greke bëjnë të ditur se ata akuzohen për më shumë se 33 grabitje.

Policia greke në njoftimin e saj bën me dije se arrestimet janë realizuar më 18 maj me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë në Athinë.

Nďër të tjera grupi akuzohet se ka shkaktuar edhe vdekjen e një 84-vjeçareje, të cilën e goditën me grusht në momentin që ajo i pikasi gjatë vjedhjes.

Mediat greke raportuan se nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve u gjetën sasi të mëdha sendesh të vjedhura, pajisje shtëpiake, mjete që përdoreshin për thyerjen e parvazeve të aluminit në banesat e grabitura, 2 armë zjarri, 5 thika, 6 automjete si dhe 2 motoçikleta.

May 27, 2016 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim