Shkatërrohet banda e shqiptarëve nga Vlora në Itali

August 5, 2017 15:50

Shkatërrohet banda e shqiptarëve nga Vlora në Itali

 

Një sasi e konsiderueshme kokaine dhe marijuane është sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni anti-drogë në Rimini.

Katër shqiptarë janë arrestuar, të cilët shisnin drogën në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ata janë B.L 33 vjeç, H.S 27 vjeç, M.E 24 vjeç dhe I.G 20 vjeç, të gjithë nga Vlora dhe pa precedent penal.

Tre prej tyre janë emigrantë ilegalë, thotë policia italiane, kurse i katërti ka leje qëndrimi të lëshuar nga policia e Romës për arsye biznesi.

Autoritetet thonë se do të kërkojnë revokimin e lejes së tij të qëndrimit.

Hetuesit kishin marrë informacion për bandën e shqiptarëve që qarkullonin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe zbuluan se njëri nga shqiptarët kishte marrë me qira një garazh në bodrumin e një pallati.

Aty fshihej kokaina dhe marijuana e trafikuar nga Shqipëria. Gjatë aksionit, policia bllokoi 1 kg kokainë, 4 kg marijuanë dhe 2300 Euro cash të përfituara nga shitja e drogës.

Në garazh u gjet edhe një pistoletë lodër, për të cilën policia italiane thotë se është një kopje perfekte Beretta 92FS.

Dy prej shqiptarëve u kapën në flagrancë në garazhin ku kishin fshehur lëndën narkotike, ndërsa dy të tjerët gjatë kontrolleve në banesë. Ata akuzohen për trafik dhe shitje droge.

August 5, 2017 15:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim