Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali. Arrestohen 22 persona, mes tyre 10 shqiptarë

July 3, 2018 19:23

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali. Arrestohen 22 persona, mes tyre 10 shqiptarë

Një bandë shqiptaro-arabe është shkatërruar nga Policia Italiane, pasi kjo e fundit ka grumbulluar provat e mjaftueshme që demonstrojnë përfshirjen e saj në trafikun e drogës.

Prangosja e 22 personave ka ardhur në sajë të operacionit ‘Sottobosco’, që u krye në zonën e Emilia Romanjas dhe Toskanës.

Mes këtyre 22 personave raportohet se janë arrestuar 10 shqiptarë, konkretisht: Dëfrim, Haxhi, Enver dhe Besnik Dervishi, Klodian Alushku, Olsi Ivziku, Shkëlzen Cani, Arjan Temaj, Festim Hoxha dhe Shpëtim Fili.

Banda shqiptaro-arabe e importonte kokainën nga Holanda dhe më pas e shiste në Itali me rreth 80 euro për gram, ndërsa një kilogram blihej me shumicë për 35 mijë euro.

Banda mësohet se kishte shtrirje në disa zona të Italisë, përkatësisht në Emilia Romanja, Toskanë, Lombardi dhe Sicili.

s.a/dita

July 3, 2018 19:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*