Shkatërrohet banda italo-shqiptare e prostitucionit. 14 persona në pranga

June 4, 2015 09:16

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e prostitucionit. 14 persona në pranga

Policia italiane dhe ajo shqiptare, kanë shkatërruar një grup që merrej me trafik droge dhe prostitucion, gjatë një operacioni të përbashkët.

Në përfundim të këtij operacioni janë arrestuar 14 persona, 8 prej të cilëve shqiptarë.

Banda, sipas policisë, vepronte në zonën e riminit.

“Sot rreth orës 05:30, ka filluar operacioni ndërkombëtar i koduar “BALCANIA”, i shtrirë në Itali ne qytetet Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, në kuader të të cilit janë ekzekutuar 14 urdher arreste, nga të cilët dy ndërkombetar.

Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit në zonen e Riminit.

Gjithësej janë arrestuar 5 shtetas rumunë, 1 shtetas italian dhe 8 shtetas shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D.

Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotiket dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tiranë dhe Drejtorinë e Policisë se Qarkut Durres kane finalizuar me sukses operacionin “BALCANIA” duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve Ergyst ÇEKA, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim JANGOZI, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, thuhet në një deklaratë të policisë.

June 4, 2015 09:16
Komento

2 Komente

  1. kujtesa June 4, 09:20

    A ka ndonje statistike se sa eshte numri i te arrestuareve per aktivitet kriminal ne 10 vitet e fundit?
    Perdite duke u arrestuar me dhjetra veta.
    Me duket se nuk ka me shqiptar te paster qe te mund te bejme nje dekriminalizim te qeverisjes qendrore dhe vendore!

    Reply to this comment
  2. Darius June 4, 10:01

    Kujtesa ke te drejte,po nje gje me ben pershtypje,te gjithe te arrestuarit nga Italia ka vendime gjykatash qe para 8-11 viteve nga gjykatat italiane dhe arrestime koheve te fundit.
    Mbase shteti yne ka ulur breket ne fund dhe po behet ca te mundet qe italianet te mbulojne M..n me Sh..rre,se Shqiptaret nga Italianet po cilesohen me te rrezikshme se Klanet Kineze te mafies,apo duke sjelle dhe te Penduarin Saviano i cili eshte denuar me vdekje nga “mafia albaneze” i cili sic duket po perdoret rendom si lavazh truri neper tv e gazetat e Albanistanit???!
    Ne jemi nje popullsi sa e Milanos Qytet,dhe i paskemi kallur friken gjithe botes,dhe sidomos sistemit me te ndyre te drejtesise ne EU qe eshte Italia,por a i verifikon kush dosjet e vendimeve per keto lloj arrestimesh,operacione Balcanica,albanica,italica….duket sikur jane operacione….hajde shkojme njeher nga ata budallenjte perballe Adriatikut se ketyre ketu u rruajme leshte,justifikojme punen,se llogjika ekonomike te con,nqs do arrestosh nje person ne Itali kostoja e operacioneve eshte 1 mije dollare,matane detit duhet te jete 10 fish me shume,dhe keshtu mbulohet Dielli me Shoshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*