Shkatërroi vijën bregdetare në Drymades dhe vuri 4 çadra! Gjobitet 2 mln lekë

May 22, 2020 18:37

Shkatërroi vijën bregdetare në Drymades dhe vuri 4 çadra! Gjobitet 2 mln lekë

Një 44-vjeçar pronar i një zone plazhi në Himarë është vënë nën hetim për shkak se ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Personi në fjalë është shtetasit A.B., 44 vjeç, në plazhin në pronësi të tij janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë Himarë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar të Mjedisit dhe Territorit, gjatë monitorimit të vijës bregdetare kanë konstatuar një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës me shkelje.

Subjekti privat (plazh) në pronësi të shtetasit A.B., 44 vjeç, ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative – gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT kryeu menjeherë procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë subjekteve që të tregojnë kujdes maksimal në sjelljen me pronën publike dhe mjedisin e përbashkët.

Pasojat e shkeljeve ligjore dhe krimeve mjedisore do te jenë te forta për cilindo që i kryen ato.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

 

l.h/ dita

May 22, 2020 18:37
Komento

6 Komente

  1. Hosteni May 22, 19:37

    Kujt i thone Drymades keta ? Nga bie ky vend ?

    Reply to this comment
  2. Laberia ime May 22, 19:46

    Qe kur eshte vete “Drimades”? se per shqiptaret e vertet njihet si Dhermi ..ju se kerkoni te ndryshoni emrin, mos keni ngrene “çoorben e prishir”

    Reply to this comment
  3. Mahmut shqiptari May 22, 20:44

    Dhermi o gazeta

    Reply to this comment
  4. demo May 22, 20:45

    Lajmin e gezueshem te gjobitjes se nje zaptuesi maskara e shlyen perdorimi nga vete shteti i formave greke te vendbanimeve,sikur te jewmi ne Greqi.
    Po nuk ke turp o shtet?Po nuk ke turp o shtet?
    Po te marrin per hunde 20 mije grekofone qe jane regjistruar ne Censusin e fundit ne 2011,nuk perbejne as 0,2 perqind te popullsise .
    Dhermi e kemi quajtur gjithe jeten.
    Dhermi gjendet tek Jul Cezari:Lufta Civile.
    Cezari zbarkoi pikerisht ne Dhermi dhe Palaeste(Palasse)40 vjet p.e.s.Jane emra qe ruhen edhe sot ne gjuhen shqipe.
    Injoranca ,hajduteria vllaho-greke po triumfon mbi lashtesine Iliro-Arbrore.
    Keshtu i ruajme Toponimet qe na lane te paret?

    Reply to this comment
  5. xxx May 22, 20:48

    keta nuk “i thone” se emri grek eshte me letra
    sikur u takua Ramuti me Micotaqis nga fundi vitit qe shkoi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim