SHKB arreston në flagrancë policin, tentoi të kryejë marrëdhënie me një 41- vjeçare

September 24, 2014 20:38

SHKB arreston në flagrancë policin, tentoi të kryejë marrëdhënie me një 41- vjeçare

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë të rolit bazë në Berat, Kamber Grëmshi, i dyshuar për ngacmim seksual.

Grëmshi ishte me shërbim pranë filialit të Bankës Shqiptare në këtë qytet dhe kishte përfituar nga njohja me familjen e 41-vjeçares për të hyrë si mik në shtëpinë e saj.

Por në mesditë, vizita në banesën e saj duket nuk ka qenë e një miku familjar. Sipas kallëzimit, polici tentoi të kryente marrëdhënie me gruan.

Ajo jo vetëm ka reaguar ashpër, por ka kontaktuar efektivët e SHKB, të cilët kryen menjëherë ndalimin e efektivit.

Ai rrezikon të vuajë nga 1 deri në 5 vjet burg.

September 24, 2014 20:38
Komento

2 Komente

  1. qytetari September 24, 20:45

    Shfrytezojn uniformen per tbere pislliqe te tilla,per kta sduhet me pas meshir…
    Hajd se ne burg e sqarojn mir,se i kan qef policet,bastardii.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*