Tenderat, arrestohet zyrtari lokal në Berat

March 10, 2014 17:33

Tenderat, arrestohet zyrtari lokal në Berat

Një zyrtar i lartë lokal në komunën Çepan të Beratit është arrestuar ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, pas hetimit të Prokurorisë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”. Gjithashtu, nga ana e prokurorisë së Beratit po vijojnë hetime për të përcaktuar përgjegjësitë e të tjerë personave të dyshuar si të përfshirë në këto veprime të paligjshme.

Saimir Bego, shef i financës në komunën Çepan, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka kryer në kundërshtim me normat e përcaktuara nga ligji “Për prokurorimet” procedurën tenderuese për shfrytëzimin e lëndës drusore që është pronë e kësaj komune, në vendin e quajtur “Gropa e Minës”, parcelat nr. 26/a dhe nr. 28/a, tender të cilin e ka fituar subjekti “M…..” sh.p.k.

Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se në këtë procedurë tenderuese janë përfshirë në mënyrë fiktive dy shoqëri private, të cilat nuk kanë plotësuar asnjë dokument lidhur me këtë procedurë tenderuese.

Po ashtu, gjatë hetimit është provuar se shtetasi Bego, gjatë kohës që po kryhej hetimi nga ana e prokurorisë, ka tentuar të ndryshojë dokumentat e procedurës së prokurimit publik.
Hetimi është bazuar në informacionin që është paraqitur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, duke marrë shkas nga prerja pa kriter e pyjeve shtetërore, komunal dhe privatë nga subjekte, të cilët ushtrojnë aktivitet tregtar në Qarkun e Beratit, i është kërkuar informacion Drejtorisë Rajonale të Pyjeve Berat dhe disa komuna të qarkut Berat, ndër të cilave dhe komunës Çepan, Skrapar

Nga ana e organit të akuzës vlerësohet se procedura e tenderit e zhvilluar është një procedurë fiktive, pasi në të ka qenë vetëm një operator ekonomik, subjekti “M….” SHPK. Dy subjektet e tjera nuk kanë qenë pjesëmarrës në këtë procedurë tenderi dhe nuk kanë pasur dijeni apo njoftim për zhvillimin e saj.

Nga ana e shtetasit Sajmir Bego, në kundërshtim me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, në cilësinë e kryetarit të KVO-së është kryer një procedurë tenderi pa njoftuar operatorët ekonomikë sipas ligjit, por duke njoftuar vetëm operatorin ekonomik “M…..”.

Me urdhrin e shtetasit Sajmir Bego, janë plotësuar nga shtetasi H.D. ofertat ekonomike të dy subjekteve dhe janë futur këto dokumente në dokumentacionin e tenderit. Subjektet kanë konfirmuar se nuk kanë plotësuar, firmosur dhe nënshkruar ofertat ekonomike që rezultojnë në emër të tyre.

March 10, 2014 17:33
Komento

6 Komente

  1. Tusanti March 10, 18:32

    …duke luftuar komisionin !!!

    Reply to this comment
  2. Tusanti March 10, 18:33

    …duke luftuar korrupsionin !!!

    Reply to this comment
  3. Jehona March 10, 19:18

    Fshati çepan,fshat i ilir metës.

    Reply to this comment
  4. Une jam, ti je March 10, 19:44

    Po si e gjeten hajdutin, si nuk u lodhen qe vajten deri ne Cepan? Po Cepani eshte ne filifistun, nuk ia vlen te ndjekesh kusaret deri atje. shikoni, ore ketej nga komunat rreth e rrotull se do te gjeni akoma me te majmur.

    Reply to this comment
  5. S.p. March 10, 20:43

    Gazeta DITA! Me e bukur fotografia e qytetit tim te dashur se sa lajmi. Kjo edhe per faktin se ka shume Cepanxhinj ketej nga Tirana por nuk i luan njeri.

    Reply to this comment
  6. Eli March 11, 09:53

    Po si arrestohet ne berat?ndersa ne kamez Xhelali i Vjollces dekoron Ramushin e Harajdinajve te kosoves duke i vendos WC kamzes emrin e tij…..turp Xhelali duhet te jet pas hekurave dhe Vjollca me Tasin e fasules ne dore qe te cfryhet pak se po pelcet nga pordhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim