Shkeljet e kapura nga KPK, Gjyqtari Lulo përgjigje më 21 mars

March 15, 2018 22:54

Shkeljet e kapura nga KPK, Gjyqtari Lulo përgjigje më 21 mars

 

Në kuadër të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do nisë më 21 mars seancat dëgjimore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Personi i parë që do t’i nënshtrohet rivlerësimit do të jetë gjyqtari Fatos Lulo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë figurën e Lulos do të jetë treshja e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja.

Lulo do të japë sqarime rreth shkeljeve që i janë konstatuar gjatë procesit të rivlerësimit të figurës. Nuk bëhen me dije shkeljet, por mësohet se për to, gjyqtari i Kushtetueses Lulo, ka kontaktuar një avokat mbrojtës.

l.h/ dita

March 15, 2018 22:54
Komento

1 Koment

  1. vetingu March 16, 11:02

    VERTET PRISNI QE TE NDODHE GJE?!!!! KOMISIONERET E VETINGUT JANE COPE- COPE PER VETE!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*