Shkëlqimi dhe rënia e zyrës së punës!

May 21, 2020 17:29

Shkëlqimi dhe rënia e zyrës së punës!

Në vitet e fundit, ishte e vështirë të imagjinohej që zyrat të mos ishin qendrat e qyteteve tona dhe në thelb qendrat e jetës tonë. Kur u ngritën ato të rejat, ne vumë në dyshim emrat e tyre, si Gherkin, the Cheesegrater, the Helter-Skelter në Amerikë. Vumë në dyshim lartësitë e godinave të mëdha me zyra, format e tyre, kushtet me dushe dhe transparente, si dhe ngjashmëria me Pret A Manger. Por rrallë kemi vënë në dyshim ekzistencën e tyre.

Zyra konsiderohej ndërtesa përcaktuese e kohës sonë që kalonim aty. Brenda saj, me një atmosferë po aq të veçantë sa stadiumi sportiv apo një katedrale.

Por tani për shkak të izolimit dhe mbylljes nga koronavirusi, duket se këto ide jo vetëm që nuk janë më por janë zhdukur. Zyrat do të hapen sërish por jo ashtu siç jemi mësuar, do ketë rregulla të reja dhe në thelb më pak rëndësi se më parë.

Në vetëm pak muaj, epoka e zyrës- ajo periudhë kur puna në zyrë ishte vendosja e paracaktuar për klasën profesionale, ka vdekur!

Hapësira kryesore ku punonjësit me kollare e jaka të bardha bashkëvepronin, nuk do të jenë më katër muret e një zyre, por katër muret e një ‘ekrani’./ Tiranapost

 

l.h/ dita

May 21, 2020 17:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim