21 janari, homazhet nr.4 dhe drejtësia

January 22, 2015 14:13

21 janari, homazhet nr.4 dhe drejtësia

Nga Alqi Koçiko, Erion Habilaj

Familjarët e katër viktimave të “21 Janarit”, të drejtuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, zhvilluan dje për rreth 10 minuta homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vendin ku të ndjerët u qëlluan nga Garda e Republikës në një protestë antiqeveritare. Para homazheve, në kujtim të katër demonstruesve, kreu i qeverisë priti për 45 minuta në ambientet e Kryeministrisë familjarët e 4 viktimave, me të cilët kujtoi të rënët, por edhe drejtësinë ende të pavendosur. Gjatë homazheve ai shoqërohej nga ministrat e kabinetit, si dhe dy ministrat e LSI-­së, Lefter Koka dhe Edmond Panariti. Fillimisht kreu i Qeverisë ka bërë homazhe në vendin ku u vra Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, më pas kaloi në krahun tjetër të bulevardit, në vendet ku humbën jetën Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Asnjë deklaratë nuk erdhi nga kryeministri, i cili iu drejtua zyrës së tij menjëherë pas ceremonisë, përveç statusit në Facebook: “Me familjarët e 21 janarit. Koha për të lëvizur me një alternative të re kërkimi të drejtësisë. Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!”.

Por tashmë janë këta të fundit që i kërkojnë Ramës të mbajë premtimin për drejtësi. Ndërkohë që të njëjtën kërkesë ka edhe Rama për 21 janarin. “E di qeveria atë punë. Kemi shpresa se do ta zbardhë qeveria”, tha njëri nga familjarët. “Kanë kaluar 4 vjet dhe drejtësia nuk po funksionon. Ne mendojmë se është ndikimi i politikës ajo që e frenon hetimin e çështjes. Pa një drejtësi për 21 janarin nuk do të ketë drejtësi për Shqipërinë në të ardhmen. Rama ka bërë edhe një premtim publik, dhe ka një mandat prej 1 milion njerëzish dhe në të ardhmen do të gjejë besoj rrugët ligjore për t’i krijuar drejtësisë mënyrën për ta zbardhur çështjen dhe për të çuar para drejtësisë fajtorët”, tha Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës. Në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011, humbën jetën Aleks Nika, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.

Ana Veizi

Ana Veizi

Pak fjalë për Anën

Në fakt bija e viktimës së fundit të përmendur më sipër, Ana Veizi, është shfaqur në homazhet e zhvilluara edhe pse kishte deklaruar në intervistën për DITA-n se nuk kishte më asnjë kuptim të shfaqej në vendin ku ra i ati. Mësohet se këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shkonte bashkë me familjarët e viktimave të tjera në Bulevard, por nuk është ndjerë mirë fizikisht dhe e kanë cuar në spital për një kontroll mjekësor, për t’u kthyer më pas në drekën e rastit të shtruar nga kryeministri Rama. Intervista e ndjerë e Ana Veizit për DITA-n është pritur me reagime të shumta nga lexuesit dhe është pasqyruar në shumë media të tjera. Nga ana e vet, reagimi i qeverisë ka ardhur përmes një vendimi që lidh një pension të veçantë për familjarët e 4 viktimave që u vranë në protestën e vitit 2011. Vendimi i marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u bë publik në një dalje për mediat nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Në fjalën e saj, Felaj tha se Qeveria shqiptare do të pajisë me pension të veçantë familjarët e viktimave. “Kjo është nisma e parë për të vënë drejtësi të plotë ndaj 4 vrasjeve me radhë, një e nga njëKush mendon sot se krimi i 21 janarit është çështje e mbyllur, gabon rëndë. 21 janarin kjo qeveri nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar deri sa të vendoset drejtësi e plotë. Nëse drejtësia vonon, të jeni të sigurt se një mekanizëm alternativ do të përdoret për të vendosur drejtësi të plotë”, u shpreh ministrja. Burime për DITA-n saktësojnë se konkretisht pensioni do të jetë 500 USD në muaj për çdo fëmijë të viktimave, gjithsej tetë fëmijë.

Reagimet e tjera

Një tjetër ministër i rëndësishëm, ai i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar dje publikisht për të njoftuar se policia ka kryer rihetime për autorësinë mbi vrasjen shtetërore të 21 janarit. Në një koment në FB, ministri shkruan se hetimet u rihapën disa muaj më parë dhe dosja e plotë është dorëzuar në Prokurori, por organi i akuzës ka zgjedhur të heshtë. “Është krim që vazhdon, deri kur drejtësia të bëj drejtësi. Prokuroria ka në dorë një hetim të plotë, të nisur muaj më parë. Por ende nuk ka asnjë përgjigje. Çfarë bëhet? Përse hesht Prokuroria? Për cilën arsye nuk konkludohen hetimet? Heshtja e institucioneve të drejtësisë, është krim më i rëndë akoma”, shkruan ministri Tahiri, i cili në protestën e 4 viteve më parë ishte deputet i opozitës së kohës. Ai ndan të njëjtën peshë faji edhe për ata që nuk po zbardhin dosjen e “21 janarit”, duke lënë të kuptohet se policia si pjesë e ekzekutivit e ka bërë pjesën e saj në hetim, por është gjyqësori që nuk ka hedhur asnjë hap.

Nëse një vit më parë në këtë kohë, ishte kryeministri Rama ai që deklaroi se shumë hapa përpara janë hedhur nga ekzekutivi i ri, por drejtësia është në gjendje skandaloze, dje Tahiri shkruante: “Sot është dita më e zezë për Drejtësinë! 4 vjet më parë u vranë 4 qytetarë, ndërsa sot nuk ka ende të dënuar. Krim ata që vranë. Krim ata që urdhëruan. Krim ata që mbuluan politikisht. Krim ata që nuk bën drejtësi e nuk dënuan njeri”. Nga ana e tij, deputeti Erjon Braçe u ka kërkuar falje publikisht për drejtësinë e munguar familjarëve të viktimave nga një emision televiziv, duke e vënë gishtin tek presidenti Nishani si barriera e parë dhe përgjëgjësi pse drejtësia nuk jep drejtësi, dhe së dyti, duke shtuar se nuk ka asnjë besim tek kjo drejtësi, as tek Gjykata e Lartë.

Këndvështrime

Nga ana e tij, ish presidenti i kohës, i atakuar ashpër atëherë nga kryeministri Berisha, dhe sot kryetar i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi se nuk duhet fajësuar drejtësia për 21 Janarin, por politika. Nga Elbasani ku ishte në një takim me mbështetës të partisë, ish-presidenti tha se llogaria për mungesën e drejtësisë për viktimat e kësaj date duhet kërkuar tek klasa politike. “Gjyqi politik për 21 Janarin duhet bërë në Parlament. Sot drejtësia dëshmon se është instrumentalizuar nga politika dhe askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë për 21 Janarin, por politikën, që për fat të keq 21 janari ka mbetur vetëm një datë në kalendar”, tha kreu i FRD-së. Topi hodhi akuza ndaj të dyja kaheve të politikës. Ai ironizoi me ish-kryeministrin Sali Berisha, kur tha se “ai meriton t’i jepet medalje trimërie”, ndërsa Ramën e quajti të dobët përballë kundërshtarit politik.

Ndërsa Spartak Ngjela saktësoi se kjo mazhorancë nuk ka asgjë në dorë për hetimin e 21 janarit. Kjo, pasi sipas tij, prokurorinë e ka zaptuar Saliu. Megjithatë, Ngjela shprehet në një intervistë për mediat, se Rama e ka braktisur 21 janarin, pasi nuk ka bërë asgjë: “Mazhoranca është një fantazmë. Pushtetin e ka Saliu. Çfarë ka mazhoranca për të ndëshkuar? Mazhoranca duhet të çojë vetëm denoncimin. Prokurori është i Saliut. Prokuroria është e centralizuar. Mazhoranca nuk ka asgjë në dorë, nuk ka forcë juridike. Nuk ka asnjë jurist. Qeveria “Rama”, që mori një milion vota, e braktisi 21 Janarin. La të lirë fajtorët. Ministri i Drejtësisë ende nuk i ka kërkuar Këshillit të Drejtësisë pushimin e gjyqtarëve që kanë dhënë pafajësi në 21 janar në Gjykatën e Tiranës dhe atyre që kanë dhënë vrasje nga pakujdesia në Gjykatën e Apelit”.

Çështjet pezull

Nuk duhet harruar ndërkaq, se ka edhe një dosje të dytë për 21 Janarin që është ende në rihetim nga Prokuroria. Një vit më parë, Policia e Shtetit bëri me iniciativë rihetimin për çështjet e pazbardhura në atë ngjarje. Prokuroria gjithashtu pranoi këtë hapje të hetimeve, duke kërkuar prova. Bëhej fjalë për 6 të plagosurit në protestë pa autorë, vrasja e Aleks Nikës po pa autor dhe dhuna e Policisë ndaj protestuesve në shesh dhe në komisariate. Gjithashtu hetime u bënë edhe për ish-kryepolicin Hysni Burgaj dhe vartësin e tij Agron Kuliçaj, që refuzuan 6 urdhër-arrestet e Prokurorisë për arrestimin e gardistëve 2 ditë pas ngjarjes. Aktualisht ata janë nën proces hetimor nga prokuroria, por për dosjen e dytë ende nuk ka persona të arrestuar.

Si dhe a mund të bëhet drejtësi?

Ajo çka ka ndodhur deri tani me këtë çështje, ka ngecur në Gjykatën e Lartë prej më shumë se një viti, pasi Prokuroria bëri rekurs. Akuza kërkoi 25 vite burg për Agim Llupon, kreun e njësisë speciale që shtiu mbi Ziver Veizin dhe Hekuran Dedën, dhe 23 vite për ish kreun e Gardës, Ndrea Prendi. Gjykata e Lartë ka caktuar relatorin Ismailaj, por më tej nuk ka ndodhur asgjë. Por le ta fillojmë nga shkallët e ulëta.

Në datën 7 shkurt 2013, Gjykata e Tiranës shpalli vendimin që i dha lirinë ish-shefit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe oficerit Agim Llupo, pasi akuza e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese, sipas trupës gjyqësore, nuk u arrit të provohej nga Prokuroria. Sipas argumentit të dhënë, organi i akuzës nuk kishte arritur të provonte veprat për të cilat akuzonte dy gardistët. Prokuroria nuk e pranoi këtë vendim dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Apelit.

Në datën 17 shtator 2013, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, por përsëri dha një dënim simbolik. Për katër të vrarë në protestën e 21 Janarit, gjykatësi Ervin Metalla në Gjykatën e Apelit ka dhënë vetëm katër vjet burg, duke i cilësuar “vrasje nga pakujdesia”. Prendi u dënua me 1 vit burgim nga 23 që kërkoi Prokuroria dhe me 3 vite burgim për Llupon, nga 25 vite të kërkuara. Përsëri Prokuroria e Apelit u shpreh e pakënaqur me vendimin dhe deklaroi rekursin e dosjes në Gjykatën e Lartë, ku edhe u depozitua dhe po pret shqyrtimin prej më shumë se një viti.

Ndërkohë, sipas praktikave juridike, referuar rekursit që ka bërë organi i akuzës, ka vetëm dy rrugë. Ose kjo gjykatë të shpallë të parregullt proceset gjyqësore të zhvilluara në të dyja shkallët dhe të rikthejë për shkelje procedurash dosjen për rigjykim, ose të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të japë dënim më të rëndë për ish-kreun e Gardës dhe vartësin e tij, që tashmë janë të lirë. Por ka edhe një rrugë të tretë, ajo e lënies në fuqi të vendimit të Apelit. Nuk ka ende informacion se kur mund të shqyrtohet kjo dosje.

Disa pikëpyetje

Problemet e kësaj dosjeje, që janë bërë ndërkohë edhe tituj mediatikë, nisin që me mengesën e ashpër dhe trashanike të policisë ndaj prokurorisë për të arrestuar të dyshuarit, prishjen e vendngjarjes, sabotimin e serverit të kryeministrisë, modifikimin e armëve me të cilat është shtënë etj. Nëse dhënësi suprem i urdhrit për të qëlluar nuk verifikohet dot me këto të dhëna (me përjashtim të një denoncimi apo deklarate të një prej urdhërmarrësve), ajo që bie në sy është se edhe bashkëpunëtorët në prishjen e provave nuk janë dënuar. Kështu, edhe shefi i IT-së së kryeministrisë është shpallur i pafajshëm për akuzën e ndërhyrjes në server. Atëherë kush ka ndërhyrë? E nga ana tjetër, me çfarë provash tashmë të prishura do vihen para akuzës të pandehurit e rinj apo të vjetër?

Ajo që mbetet, është elaborimi i zgjidhjes “alternative” që deklaroi ministrja Felaj, për vënien në vend të drejtësisë. E pyetur nga DITA për të hedhur më shumë dritë mbi këtë pohim, ja çfarë tha Felaj:

“Mekanizmi alternativ nënkupton përdorimin e gjithë fuqisë së shtetit që krijon mundësinë për të riparë, rimbledhur, rianalizuar dhe nxjerrë në pah, absolutisht dhe me angazhimin e ekspertizës ndërkombëtare të fushës, të të gjitha provave që hedhin dritë përfundimisht mbi autorët e ngjarjes, urdhëruesit dhe ekzekutorët e vrasjeve. Ne po presim veprimin e drejtësisë, të Gjykatës së Lartë e cila duhet të urdhërojë patjetër rihetimin në themel të kësaj çështjeje, me qëllim vënien para drejtësisë, të gjithë zinxhirit përgjegjës të këtij krimi shtetëror. Në të kundërt, siç e shpreha më lart, me fuqinë që na jep qenia në krye të shtetit, ne do të shfrytëzojmë çdo instrument a rrugë ligjore me qëllim hetimin me themel, në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj çështje. Ju siguroj se këto rrugë ekzistojnë dhe ne s’do të hezitojmë për asnjë moment t’i përdorim shumë shpejt”. A është një prej rrugëve, komisioni hetimor parlamentar? Çfarë instrumentesh të tjera ka ekzekutivi?

Ajo që të bën përshtypje lidhur me 21 janarin e 4-rt dhe viktimat e pafajshme që nuk kanë marrë drejtësi, është se të gjitha masat që njofton ministrja, apo të rejat mbi rihetimet që ka kryer policia, apo dhe vetë lidhja e pensionit, nuk janë njoftuar më herët. A janë edhe këto, reagime të sforcuara e të improvizuara për shkak të vëmendjes mediatike që pati dosja “21 Janari”, apo ka diçka serioze dhe afatgjatë në to? Sigurisht që një mendje normale e kupton që ekzekutivi nuk ka gjithçka në dorë. E kupton që drejtësia ka rregullat dhe ligjësitë e veta në cdo vend demokratik, teksa tek ne ka ato të ish kryeministrit. Por ajo që mbetet konstante, është premtimi i kësaj mazhorance për të vënë drejtësinë në rastin konkret, dhe shumë më gjerë e shumë më e rëndësishme se kaq, për të ndrequr drejtësinë me vullnet politik Në mënyrë që kushdo që vret, të përgjigjet para ligjit, edhe kur tenton të fshijë faktet dhe provat.

*****

Redaksional

Këllëfi që kujton se është jastëk

Për 21 janarin folën të gjithë. Folën edhe ata që nuk nxorrën fjalë nga goja, folën me mungesë edhe ata që nuk ishin. Por foli edhe dikush që, nëse do kishte një fije inteligjence, nuk duhej të hapte gojë. Rezulton që ajo fije mungon; në fakt asnjëherë nuk ka qenë aty rrotull. Kështu që foli dhe Zeni. Hodhi linkun e një videoklipi dhe lëshoi për konsum pyetjen, se “si do reagonin asokohe protestuesit e 1 janarit 2011, po ta dinin se Edi me Ilirin do bënin koalicion pas dy vjetësh”.

Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha

Fakti është, që Zeni është i bindur se e ka atë fijen e inteligjencës, ndaj dhe këtë provokim e bëri me llogari. Zeni, që e ka baba çun, foli politikisht me ato dy rreshta (ka shumë dyshime nëse ai mund të artikulojë e rendisë fjali të gjata bashkërendore apo të nënrenditura, ku të përpunojë ndonjë mendim disi më të koklavitur sesa llogaritja e përqindjeve që i takojnë në çfarëdolloj pune a biznesi), dhe padyshim që priste reagime.

Reagimet, kuptohet plot indinjatë, ndaj një ngacmimi të Zenit, i japin pikë atij. Lexuesit e dinë që Zeni që jeton në luks pa asnjë ditë pune reale, kërkon të ndërfutet politikisht në opinionin publik me këto prononcime, me qëllim që çdo ngacmim eventual ose përgjegjësi penale për krimet që ka kryer të interpretohet (nëse ndodh dikur) si revansh politik.

Kështu Zeni stërvitet, i instruktuar sidoqoftë se duhet t’i parashikojë edhe fyerjet, që nesër-pasnesër të formulojë fjali më të gjata, e të bëjë reagime më të stërholluara. Por ndërkohë kurthi funksionon, pikërisht pse njerëzit janë të zemëruar që ka gojë e flet edhe djali i shumëpërfolur i një kryeministri që mban përgjegjësinë e vrasjes së 4 njerëzve të pafajshëm në atë protestë janari para kryeministrisë dhe përgjegjësinë e asaj që ndodhi më pas përfshi mashtrimin, inskenimet, shkeljen e urdhër-arresteve, zhdukjen e provave, etj.

Zeni na kujton arsyen përse kishin dalë protestuesit atë ditë: për një video të Ilir Metës. Zeni, që e ka baba çun, nuk e rrok dot, mesa duket, se njerëzit mund të protestojnë për një video, për dritat, për ujin, për të drejtat e qenve të rrugës, apo për njëmijë gjëra të tjera, nga më të logjikshmet deri tek më absurdet. Por nuk pushkatohen për këtë. Ose ndoshta, e ka të qartë këtë pjesë, por është po kaq i qartë në pjesën tjetër: Që po dole poshtë dritares së babit, ai të vret vallahi!

Megjithatë, Zeni, një djalë i ngritur në këmbë me meritat dhe mundin e tij personal, që i ka kërcitur kurrizi në punë që në vogëli, në provokimin e tij mender “politik” nuk përmend që ato vrasje i ka bërë i ati; jo, atij ja trazon intelektin pikëpyetja a janë të zhgënjyer sot protestuesit e djeshëm.

Një përgjigje aspak politike, do ishte: Po mor, Zen, janë të zhgënjyer se baba yt ka vrarë dhe nuk është ende në burg; se ka blerë gjykatat, prokurorinë, drejtësinë, ashtu siç ka akaparuar partinë, në pritje që edhe ti të na bëhesh politikan, se boll u robtove në punë.

Nuk do edhe shumë kohë, punë dy muajsh, dhe vjen 15 marsi. A do bëjë Zen politiku ndonjë deklaratë për datën 15, në kujtim të 7 viteve më parë? Ai ndoshta nuk e mban mend, por diçka shpërtheu në Gërdec dhe u vranë 26 vetë, njërin nga të cilët e kishte dhe familjar, u plagosën nja 300 të tjerë dhe u rrafshuan biznese e shtëpi. Këto të fundit vërtet u rindërtuan, por jo me paratë e shitjes së barutit dhe metaleve të predhave, apo dhe municioneve. Por me paratë e shtetit, pra tonat. Ndoshta edhe pak me paratë e tua Zen, nëse ke paguar ndonjëherë ndonjë taksë. Kjo po që është sfidë: Po fole më 15 mars dhe fjala që bie, ngushëllove familjet e viktimave, atëherë po që do quhesh vërtet politikan. Deri atëherë, je thjesht një këllëf që kujton se je jastëk, ngaqë mbështetesh tek baba, që të ka çun.

homazhe

 

January 22, 2015 14:13
Komento

44 Komente

  1. LALI January 21, 16:19

    maskaraj i biri kriminelit duroje o popull te hypi ne qafe

    Reply to this comment
    • kalushi January 21, 18:03

      e ben kastile.
      Ky qelbesire qe ka pasuri dhe luks pa asnje dite pune ne bordero, kerkon te nderfutet politikisht en opinionin publik me keto prononcime.
      Me qellim qe cdo arrestim eventual ose pergjegjesi penale per krimet qe ka kryer te intepretohen (nese ndodhin) si revansh politik.
      Qelbaniku meson nga krimineli qe e ka pjelle

      Reply to this comment
      • kokpalari 21 janarit January 21, 18:33

        kalushi ka disa dite qe ndjek postimet tuaja.
        je me i mprehti dhe me i sakti i forumit te Dites

        Reply to this comment
        • KATHERINA DIE GROSSE January 22, 09:42

          Xeni ka te drejt me u tall.Se Sala vrau qe te mos i prekej Liloja dhe kualicioni me LSI.Un personalisht isha kunder marveshjes se 1 Prillit 2013,por historia ka me e tregue sa e dobishme apo jo ishte koalicioni PS LSI per Shqypnin.
          Por nji gja e din tan shqiptaret as Gerdeci as 21 Janari ska me u vendos drejtsi sa te jet Lilo dhe Monika Meta ne pushtet.Edi Rama asht tu u perpjek me tana munsit per me vu drejtsi por ne fund ka me u vendos me e dergu njiket ceshtje ne gjykaten e Hages per Sali Kriminelin qi vrau dhe gjakosi shqiptaret ne mes te Bulevardit.

          Reply to this comment
  2. N.VJOSA January 21, 16:26

    Ah Sytopi M…tit,
    Ah Sytopi Sllobodakes,
    Në kete bote, paguhen te gjitha!
    Pandeh se eshte harruar Hiroshima jote e Gerdecit?!…

    Reply to this comment
  3. Toni January 21, 16:30

    UFO-ALIEN fytyre e peshtire o bajge serbie e recikluar neper dragobi po mire nuk ishte likja e florinjve qe mbajti pleren tende skizo-psiqikun sali plot 4-vjet qeverisje more kopil serb apo eshte harruar ai 4-vjecare,po nuk eshte i perjetshem bujar nishani ne presidence o alieeeeenn eshte vetem ceshtje kohe edhe cunat e gedafit mikut atit tend dhe dhendrit te dyte tendin lul bashen,,edhe ata keshtu si ty edhe me keq por koha e tregoi se gjithmone gjarprit i eshte shtypur koka…

    Reply to this comment
  4. plaku January 21, 16:34

    Shpesh bej pyetjen se nga ka dale ky kinez. A ka punuar e ema me ndonje kinez APO ka qene per specializim ne Kine ? Who knows?

    Reply to this comment
  5. abc January 21, 16:36

    Shifeni ne fytyre, pastaj komentoni! I biri i kriminelit me te madh qe ka pas historia e Shqiperise. Vrau qindra mijra njerez, doktori kasap, e tani hapin halen. O ti Shkerdhen, cfar fytyre ke, e ke pa veten sa i shpifur je? O ti qe shkerdhen kushurirat. O horr, o vagabond, o kriminel o hajdut. Ti je per burg jo E.Hoxha. Ai te pakten ska vrare njeri, ti vrave me doren tende 26 njerez ne Gerdec. Pederasti, Sali vrau qindra mijra me epshin e tij per pushtet. Zoti paste pune me ju. Holy Gost u marrte me ju.

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. January 21, 16:40

    Po,mir e ka shklzen,pasi nuk doli asnji shqiptare,qofte nga haklajt qefte nga gerdeci,qofte nga ata qe humben ne piramidat e sali sudes,qofte per 21,janarin,pra ky del dhe bene trimni,dhe karshillek dhe thot edhe ju vras,edhe nuk ju le te qani.Pra menji fjal e ka gjet,kete popull pakurizor dhe tani luan kocet ky,ftyrekrimineli qe nuk ka te ndalur ne krimet qe po bene.

    Reply to this comment
    • plaku January 21, 17:07

      shqiptar sharri,
      M.gj.se e kuptoj zemerimin tend me se te drejte, me lejo te lutem te mos jem dakord me zgjidhjen qe propozon ti. Ne jemi ne demokraci dhe demokrate dhe mendoj se duhet te respektojme rregullat e lojes ne demokraci. Pra ne se kemi fakte kunder tij, ta denoncojme ne prokurori, prokuroria ta çoje ne gjykate, te gjykohet si gjithe te tjeret dhe ne se ka fakte te denohet.

      E di qe do te me thush se prokuroria eshte e shitur por m.gj.ate ne nuk duhet te bejme vetegjykim sepse eshte shume i rrezikshem. Pse kemi shtet atehere ? Ne zgjedhjet e aredheshme ne vitin 2017 populli ti jape me shume vota Ps-se dhe atehere zgjidhet problemi ne Parlament dhe jo ne rruge. A duam ti tregojme botes se jemi nje popull modern APO jo ?!

      Pershendetje

      Reply to this comment
  7. Pandeli kryemadhi January 21, 16:47

    AI NGA IDJOTESIJA APO EFEKTI I DROGES NUK KA PROVOKUAR POR KA THENE NJE TE VERTETE:’Shteti i like floririt’ nuk mund te ndeshkoje krriminelin SALI!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. Arber January 21, 16:55

    Akoma flet ti mother fucker

    Reply to this comment
  9. Lul January 21, 17:06

    Mire ua ben tall k…. Me Ed Ramen premtoi dhe mori karrigen e babait Zenit se do bente drejtesi,turp.

    Reply to this comment
  10. Cœur January 21, 17:07

    ahahhahahhahaaaha
    yll ,yll Zeni …plan i pare

    ngriju dhe grushtin tani dhe shkruaju

    Kokepalare ,baba im do iki nga politika kur te doje mortja ta marri
    ne 2017 keni dhe Argiten pa njolle ne faqe ne parlament
    dhe mos na gerrisni shume fundin e shpines , se ndonje 14 shtator mund ta bejme perseri
    jo ,se ata tanet nuk vdesin ne bulevard …dhe as ngala nuk hane

    Kokepalar , kesaj radhe Zeni ka te drejte .

    Reply to this comment
  11. elio January 21, 17:09

    Nuk e ka fajin ky shk…, fajin e ka Rama qe nuk po shkund sistemin. Kujton Rama se duke mbajtur Saliun si Gogol ne skenen politike, mbijetesen e ka te siguruar…keshtu tha edhe Tos Nano por e Hengri pastaj nga Saliu…

    Reply to this comment
  12. esen January 21, 17:10

    Ka shume te drejte Shkelzeni, sepse ne cdo shtet tjeter evropian po te kishte bere Geredecin ai do te ishte denuar me burg te perjetshem pa te drejte falje! Shkelzeni ben karshillek sepse me babain e tij pasi kane vrare dhe vjedhur Shqiperine, kane blere sistemin e drejtesise, presidentin, komisionin qendror te zgjedhjeve, me te cilet blejne mbrojtjen e tyre dhe pushtetin politik. Kane privatizuar PD-ne dhe ne krye te saj kane vene vrasesin direkt te 21 janarit!.

    Partia Socialiste dhe Rama jane te paafte dhe te pavullnet per te bere clirimin e vertete te sistemit te kapur politik dhe ekonomik te klanit serb te Berishes dhe Bashes! Viktime e ketij sistemi mafioz te vendosur ne Shqiperi jane tere shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise. Por fatkeqesisht, shqiptaret nuk behen dot bashke per ta cliruar vendin nga kjo kapje dhe prandaj Shkelzeni tallet me ta.

    Ndersa per viktimat direkte te Saliut dhe te Shkelzenit ka nje zgjidhje qe e jep Kanuni i Lek Dukagjinit. Nje arsye se pse ai Kanuan ka mbijetuar per mbi 600 vjet eshte mungesa e shtetit te shqiptareve. Shqiptaret as sot nuk e kane shtetin e tyre, prandaj do te lulezoje edhe me tej Kanuni. “Gjaku nuk humbet”! Kete duhet ta dije edhe nipi i Fazlliqeve te Serbise, krimineli provakator, Shkelzen Sali Ram Berisha!

    Reply to this comment
  13. MERIMANGA E KUQE January 21, 17:19

    ai eshte me i lig se i jati nga anet tona i thone mut babai kak i biri

    Reply to this comment
    • Torollaku Rilindas January 21, 20:34

      dmth ti thua kaka eshte me keqe se muti, apo mutin mund ta hash kaken jo se vjen ere, he pa na sqaro pak tani lidhur me mutin dhe kaken dhe lidhjen midis tyre, hajde bej pak teori tani…

      Reply to this comment
  14. "Horri i Bulevardit" January 21, 17:22

    Ishalla bie ne dore te ndonje krimineli si ata te ISI, ne Irak, qe me ta rrjep lekuren si kec.

    Reply to this comment
  15. intrigantet e saliut January 21, 17:23

    Shkelzeni, i biri i shkaterruesit te mbare kombit, ka plotesisht te drejte…derisa babai i tij kontrollon te gjitha shtyllat kryesore te ketiij shteti te kalbur nga mafia berishiane.
    Nese ky shkelzen plehra do ishte ne nje vend ku ligjet veprojne dhe nuk kontrollohen nga kriminelet , shkelzeni, babai i tij i felliqur, bashke me motren e tij e tere sorrolopin e tyre , do ishin atje ku meritojne te qednrojne kriminelet!
    Ka te drejte ky pleher, sepse nje fshati te tere ja theu zemren duke i djegur te gjalle 30 njerez per pak minuta, per te mos llogaritur krimet e babait te tij qe i ka shkaktuar mbare Shqiptareve brenda dhe jashte kufijve qe nga 91 e deri me sot!
    Ka te drejte shkelzen plehra, se ne krye te prokurorise ka emeruar shokun e tij adriatik llallen, ne kld po ashtu ka te gjithe horrat e tij bashke me ulokun presidentin pa mustaqe.
    Biri i kriminelit sali berisha, mos harro se te gjithe horrat qe te tutelojne nuk do qendrojne ne ato pozicione te rendesishme ne menyre apsolute, nje dite do vijne ne ato vende pune njerez te ndershem dhe parimore, qe do ju tregojne me te vertete vendin ku e meritoni ju o felliqesira te ndyre.
    Drejtesia mbi ju do triumfoje dhe keni per ta shikuar se sa do ju duan dhe do ju mbeshtesin miqt dhe parate qe i keni vjedhur ketij populli!

    Reply to this comment
  16. tirona January 21, 17:40

    Nuk kan thene kot te paret tane qe duhet te kalojne tre breza qe nje I ardhur ne qytet te civilizohet aq me teper nga fshati nga ku vjen I jati i Zenit ku vrasjen Mbas shpine e konsiderojne virtyt …..
    Shkelzenit nuk I bejne pershtypje vrasjet po kualicioni. Rama -Meta ….

    Reply to this comment
  17. Lek Dukagjini January 21, 17:50

    Shikoni djallin si gezohet kur degjon per vrasje ,shperthime me tritol ,ekzekutime, permbytje. Gezohet se keto dhe te tjera fatkeqesi njerezore jane ushqimi i tij i perditshem. Gezohet se helmi dhe fara e keqe e hedhur tash 25vjet kane mbire dhe po japin frytete veta. Por djalli te mos harroje se ka edhe ZOT ,e AI i ben punet e TIJ ne menyre te mistershme ,vonon ,por kurre nuk HARRON!
    Translate

    Reply to this comment
  18. shqiptar sharri. January 21, 17:53

    O’PLako,megjithrespeltin qe kam per ty,me kto qe thue nuk jam i pajtimit.
    Thue,ne jemi ne demokraci dhe i kemi te drejtat e te shprehurit dhe thua se jemi nji popull,me kultur dhe modern.
    Mik,njihere ta them se,fjala demokraci eshte vetem nji demagogji e birgjezis,dhe asgje ma teper.Kam shkrue edhe disa here per d.m.th,e fjales demokraci,por po e them dhe tani.Demokracia,liria,dhe vllzarimi rjedhin qe nga revolucioni francez.Dhe,po ashtu vazhdon u bene gati dy shekuj,por une nuk gjeta ne kto 40,vite kerkundi ne evrop demokraci per fukarat dhe per popujte e vegjel,apo pjesen e nji populli ku jeton me nji shtet dhe nji rende shoqror,por diferencimet jen shum shum te medhaja,mes klases”demikratike,,te borgjezis dhe klases puntorve dhe te fukarave.Po,ashtu thue se nuk ka fakte se shkelzeni nuk ka bere krime,dhe se po te kishte fakte dote dilte para gjygjyit.Po,me habit me kto more mik qe thue!Po.ligjin e maliqit ti plako e paske harrue more burr?Po,a’u vertetue se gerdeci ishte,puna dhe fabrika e shkelzenit,a u vertetua se buri tezes vdiq ati,a doli qe bumci dhe fatmir mediu ishin po ati ne ate krim,po kosta trebicka posepo,por ata i kishin dhe amerikanet me vete dhe amerikanet,e mbyllen ceshtjen se krimi dihet,amerikanoshqiptare ishte ai krim,por e harove se babai i tij ishte kryeminister,dhe vet thue se une dote them se gjygjsori eshte ne duar te sali kriminelit,po sigurishte qe gjitha i thue qe jan te verteta,por prap me dukesh si nji,oportunist qe thue se,te presim 2017.??Po.ne 2017,mundet prap sali serbi me ardhe ne pushtet se ne shqipri ndodhin gjera te paparashikuara more vella,ne shqipri cmohet,tradhtia,vjedhja,hajdutria,krimi,droga,pra kto cmohen dhe krejta kto i posedon klani berisha-basha,pra kush doti denoje ata,neqoftse nuk i denon kjo qeveri,nese don ama?Jo,plaku i mir,nuk jam per kto qe thue,por vet populli e ka fajin,populli injorante eshte dhe thot,kam buk dhe kryp,boll mir jam,ai qe kerkon ma shum e paguen me jete,dhe populli nuk don me vdek per ma te miren,por e don jeten te jetoi si te mundet,por me saliun nuk don te parballet.A’jam i qarte ore plako?dhe pershendetjet e mia.

    Reply to this comment
    • plaku January 21, 18:42

      shqiptar sharri,
      Mik i dashur. Mendoj se ndoshta nuk e kam shpjeguar si duhet por une nuk kam thene se Shkelzeni nuk ka faj dhe nuk ka prova por, se prokuroria eshte e shitur. Ka shume mundesi te jem oportunist dhe jam shume dakord me faktet e shumta qe ti bie ne lidhje me Gerdecin por ama gjyqi i Gerdecit u be dhe u manipulua por kjo sipas meje, mund ta kem gabim, nuk do te thote qe neve te bejme vetegjykim.
      Per sa i perket demokracise edhe ne perendim, ti ke te drejte por une kam bindjen ndoshta te gabuar qe bote perfekte nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do te kete.
      Ti me pelqen per faktin qe je shume i bindur per mendimet e tua, ndersa une kam problemin se njeriu duhet te mendoje,se ndoshta e drejta dhe e verteta eshte ne anen tjeter. Une mendoj se emocjonaliteti nuk eshte racjonal dhe te çon ndoshta ne mendime te gabuara.
      “Shqiptar sharri” e kam thene disa here ne forum se une di qe nuk di asgje dhe nuk e kam monopolin e se vertetes ne xhep. Kryesorja eshte qe neve sic thote Edi yne :

      ” Unë besoj se, në fund të fundit, cilësia e bashkëjetesës demokratike të çdo dite nuk varet assesi nga fakti nëse biem ose jo dakord, por nga mënyra se si e jetojmë mosdakordësinë.”

      Pershendetje

      Reply to this comment
  19. era January 21, 17:54

    Ky Jo vetem kriminel por edhe budalla djale qenka. Ka bere ndonje shkolle ky. Reflekton nje nivel shume medioker.

    Reply to this comment
  20. M A R K O January 21, 18:33

    Edhe gomari Nastradinit do ta kishte zili kete Zenin. Pse do thoni? Se i ka buzet krejt si bytha e tij (gomarit)

    Reply to this comment
  21. nick January 21, 18:35

    shkelzen vucic
    buze p..i.
    made in serbia

    Reply to this comment
  22. FAN January 21, 18:53

    Mut i jati , mut i biri, mut ai qe beri t’ane. -thote populli.

    Tek ty mor djale jane bashkuar me se miri injoranca me ligesine. Mos harro……dhe vjen nje dite………. dhe ne kete dynja lahen te gjitha.

    Reply to this comment
  23. Bocari January 21, 18:53

    te gjitha sa shkruhen ne keto komente jane shume te drejta,
    por fatkeqesisht edhe ato qe thote Zeni!

    Reply to this comment
  24. erion January 21, 19:35

    Shkelzen shkerdhata ke te drejte qe tallesh se ne Shqiperi nuk funksionon Prokuroria dhe Gjykata per kopilat e kalibrit tend.Ty o klysh kurve vetem nje ligj i hershem Shqiptar te kap.KANUNI i Leke Dukagjinit.O dobic serbie je ne gjak me shume shqiptare ti dhe raca jote e qelbur.Mbase babi jot ngordh nga shkaqe natyrale se ka halera qe e ruajne, po ti ne c’te sat’eme do futesh o plehre?

    Reply to this comment
  25. Darius January 21, 20:07

    Shqiptar Shqarri……..per here te pare jam dakort me ty,po te kuptosh nje gje…….populli yne……TRIM thote……..rra zjarri….larg fshatit tim,ra zjarti ne fshat larg shpise time,rra zjarri ne shpi larg byhthes time…!!!
    Shqiptaret,kane 70 vjet qe jane qenie te deformuara,moralisht,ne karakter,…..sepse kane 70 vjet qe kane humb prona,liri MORALE dhe materiale,jane minimumi 2 breza qe jane te ndrydhur…..dhe nje fjale thote………Njeriu nuk mund te KERKOJE KURRE ATE C’KA NUK E KA PATUR!!!!!
    Ne kete aspekt ato qe thote Kavia Zen-i nqs Ne Albania…..do te kushte Demokraci ,ai ka thene nje te drejte e cila duhet zgjidhur,por REALISHT Ay ben nje Tallje ne keto lloj kushtesh.
    Ai e di qe…………lere mos ta them e leme me kaq,se kuptohet…???

    Reply to this comment
  26. Torollaku Rilindas January 21, 20:36

    Shume diarre verbale ka ketu ne kete forum. O njerez, lerini llafet shkoni qisni ndonje lek gjekundi se ka per te qene me mire, sesa merreni me pallavra ketu ke Dita…

    Reply to this comment
  27. SuloKapedani January 21, 20:38

    Krimineli me vetèdije gjithèmon ngelet kriminel dhe kurr nuk pendohet pèr ato qè bènè,por akoma mè keq edhe trashègimtari lind dhe formohet e trajnohet kriminel.Vazhdon dhe provokon sepse ashtu vazhdon babai agjenti i serbeve ,me aktivitet dhe vepra konkrete.Çfarè mendoni se do ndryshojè kjo vemje,jo, keta kèndojnè pèr fatkeqesite e shqiptarève ,sepse nuk e ndiejnè vehten shqipètar ,ashtu si disa caure apo kanibal etj.

    Reply to this comment
  28. Prit te presim January 21, 20:53

    Skeni pse merziteni, cfare ka thene Zeni qe nuk qendron?! Pervjetorin tjeter ne bulevard do te dalin Rama, Berisha dhe Luli me lule ne duar. Te perkujtojne ata qe vrane vete 5 vite me pare. Ne fund fiton gjithmon Berisha. Rama eshte nje piktor qe duhet te ishte rrugeve te Parisit me penel ne dore. Merrni kallashin ne dore po doni DREJTESI. Tjeter lloj drejtesie nuk ka ne kete vend.

    Reply to this comment
  29. thuthuqi i shqupit January 21, 21:08

    I BIRI I VRASESIT PROVOKO SE DO TE VIJE EDHE TY DITA E ZEZE PER TY O SERBOMADH –

    Reply to this comment
  30. dodi January 21, 21:56

    shkerdheni biri i mullahut, qe q..u kusheriren nenen e femijeve
    tani po e perrmjerrin ku..rvat dhe mullah saliu rrit dobica bash me lirin!

    Reply to this comment
  31. dallaveri January 21, 22:03

    Jam totalisht me epitetet ne adrese te ketij personi,por ju lutem a ka njeri te me shpegoje kte lloj koalicioni midis ketyre te dyve qe na udheheqin.Ky eshte realiteti sot .

    Reply to this comment
  32. hamburgu January 21, 22:26

    O idiota qe fshiheni pas ketyre komenteve. Pse nuk shkon ILIR META te bej homazh tek te renet e 21 janarit.Kush e beri protesten dhe perse u be.Po juve vetem kur Rama dhe Meta te ju vrasin gjysmen e shqiptareve duke ju hedhur mish per top per te krijuar lidhjet e tyre, karrierat e tyre vetem atehere do ta kuptoni.pis milet. Kush sulmon institucionet shtetrore domosdo qe do vritet.per cfar u vrane? Per lirin e popullit?per 50 mije leke qe i pagoi rama gjoja per te qeruar Ilir Meten dhe cbejne ata sot?po ju jeni kafshe qe kurre nuk do beheni njerez.

    Reply to this comment
  33. Dardhari January 21, 23:55

    Zeni ti duhesh te kishe vene ate vidjon e djemve te Sadamit e mban mend si ishte?
    Edhe historia juaj keshtu do perfundoje .

    Reply to this comment
  34. Al January 22, 02:49

    Hajt o kelush serbi se rruga nga do kalosh ti po shtrohet , ki durim derisa te te vije dita . C’do njeri qe i ben keq popullit Shqiptar do vij nje dite dhe do e paguaje ate , sic po e paguajne ata qe kishin para teje ! Koha punon per popullin ….

    Reply to this comment
  35. Sallakja January 22, 07:47

    21 Janar 2015
    Ne komentetet e gaz. dita, fjala vrasje eshte perdorur
    ne 96% te rasteve.
    Shqiptare, nuk jetojme ne mesjete.

    Reply to this comment
  36. i ri January 22, 09:32

    Kanceri berisha eshte malinj keto qe degjkni jane metastazat ,,,,,,,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*