Shkëlzen Maliqi: Rama dhe Nikoliç nuk donin të dy ta takonin njëri-tjetrin

November 10, 2014 11:30

Shkëlzen Maliqi: Rama dhe Nikoliç nuk donin të dy ta takonin njëri-tjetrin

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit për Rajonin ka theksuar se vizita e Kryeministrit Rama në Beograd do të thyejë akullin mes dy vendeve ndërsa bën të ditur se për këtë vizitë është punuar për gati një vit.

Ekipet kanë punuar intensivisht këto ditët e fundit për vizitën, janë përgatitur deri në detaje ndërsa është punuar për gati 1 vit”, tregon Maliqi për ATSH.

Sipas tij, pritet  që të thyej akullin mes dy vendeve edhe pse shton Maliqi, ekziston frika se mos mesazhet e Ramës do të jenë të papëlqyeshme për ta.

Rama nuk është ndonjë eksponent i ekstremizmit që ata të frikësohen. Ata kanë frikë për çështjen e sigurisë, e sidomos në Preshevë. Nuk pres shumë, do të nënshkruhen disa marrëveshje protokollare. Më shumë është për të thyer akullin. Ka qenë anomali ajo që ka ndodhur që për 70 vjet të mos ketë këto marrëdhënie të nivelit të lartë. Duhet që kjo  të tejkalohet” deklaroni këshilltari i kryeministrit për rajonin.

Përsa i përket vizitës së Ramës në Preshevë, Shkëlzen Maliqi tha se nëse nuk do të lejohej që kryeministri shqiptar të shkonte aty, do të ishte anuluar vizita në serbi.

Presheva ka qenë prezente që nga fillimi i përgatitjeve. Nuk do të realizohej vizita nëse nuk do të ishte kjo ndalesë. Është një pjesë e politikës që ka kryeministri Rama për rajonin, atje ku ka shqiptare për ti bërë pjesë e integrimit.  Do të bisedohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës.  Ka shumë marrëveshje që nuk janë realizuar, shqiptarët në Luginë nuk ndihen të sigurt dhe nuk kanë të gjitha të drejtat që iu takojnë. Në Beograd do bëhet një lloj avokature për të drejtat e tyre”, deklaroi Maliqi.

Sa i përket çështjes së Kosovës, ai tha se kryeministri Rama do të kërkojë në një farë mënyre njohjen e pavarësisë.

Ndërsa për takimin me presidentin serb, Tomislav Nikoliç, Maliqi tha se nuk ka qenë dëshirë e të dy palëve.

November 10, 2014 11:30
Komento

2 Komente

  1. Dani November 10, 12:05

    Pasi serbet bene nje muaj lojra ” e presim, nuk e presim ” Ramen, me ne fund ja hapin deren pergjysem. Sepse kreu i shtetit serb, presidenti Nikolic, ka thene me kohe qe nuk e pret. Tani hyn ne loje Zen Maliqi dhe pasi Nikoliqi nuk e pret, as Rama nuk do ta takoje. Presidenti serb Nikolic e ka fyer Ramen dhe shtetin shqiptar. Atje ku nuk te presin nuk ke pse shkon aq me shume kur atje te kane share e dhunuar simbolet kombetare, himnin, flamurin.

    Reply to this comment
  2. Arben November 11, 06:10

    SUKSES ESHTE VETE VIZITA.

    NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SHTETI SERB KA 100 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI DHE JA KA ARRITUR DERI NE NJE FARE MASE.

    CDO AFRIM I SHQIPERISE ME SERBINE, DO TE CONTE NE MINIMIN E KETYRE PROGRAMEVE DHE TEK KETA NJEREZ DO TE ZGJOHEJ NDERGJEGJA KOMBETARE.

    KJO ESHTE ARSYEJA QE SERBET DERI NE MOMENTIN E FUNDIT DONIN QE VIZITA TE MOS KRYHEJ DHE EDHE PASI U KRYE NUK RESHTEN SE MINUARI KETE VIZITE.

    KJO VLEN PER 40% TE POPULLSISE SE SERBISE QE NUK JANE SERBE.

    VETE SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL I NGRITUR PAS LUFTES I-RE BOTERORE NGA RUSIA, DUKE MARRE TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.

    PREJ ASAJ KOHE SERBIA VETEM ESHTE PERPJEKUR TE PERZERE DHE ASIMILOJE POPULLSITE E KETYRE TERRITOREVE QE NUK ISHIN SERBE.

    KESHTU SHPJEGOHEN REAGIMET “E PAPJEKURA” TE POLITIKANEVE SERBE ME QELLIMIN E VETEM, ANULIMIN E VIZITES.

    SE MOS KUJTONI SE JANE VERTETE AQ DEBILA SA TE BEJNE NGA ATO VEPRIME FEMIJENORE.

    JO ORE JO, KANE INTERESA TE MEDHA DHE ATO PO U MINOHEN.

    ERDHI KOHA E SHQIPETARIT O NJEREZ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*