Shkëmbenin 500 mijë euro kokainë, arrestohen dy trafikantë shqiptarë

July 9, 2016 18:38

Shkëmbenin 500 mijë euro kokainë, arrestohen dy trafikantë shqiptarë

 Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë ndërsa po shkëmbenin me njëri-tjetrin, në parkingun e një qëndre tregtare në Rimini rreth  2.4 kg kokainë të pastër me një vlerë shitje në treg rreth 500 mijë euro.

Në makinën e njërit prej tyre u sekuestruan gjithashtu rreth 22 mijë euro cash.

Operacioni i arrestimit të tyre u bë falë punës së agjentëve të policisë në terren që sinjalizuan lëvizjet e dyshimta të dy shtetasve shqiptarë.

Ndërsa udhëtonin njëri me një automjet luksoz Suv e tjetri me një makinë të zakonshme, dy shqiptarët kanë ndaluar njëri-pranë tjetrit në parkingun e një qëndre tregtare për të shkëmbyer kokainën.

Ndërhyrja e agjentëve të policisë italiane ka bërë që në 2 automjetet e shqiptarëve të sekuestrohet rreth 2.4 kg kokainë e pastër.

Lënda nakrotike ishte e fshehur në pjesën e pasme të parafrangos së majtë të makinës tip Suv e mbështjellë në dy pako me rreth 1.2 kg kokainë secila.

Në makinën e shqiptarit tjetër janë gjetur dy kampione shitje kokainë me peshë 0.9  e 0.8 gramë që do të shërbenin për të vlerësuar nga blerësi cilësinë e dogës.

Po në këtë makinë u sekuestruan nga policia italiane rreth 22 mijë euro cash të ndara në dy pako, 11.980 në njërën dhe 9950 euro në tjetrën.

Sipas policisë italiane sasia e madhe e drogës dhe e parave të sekuestruara dëshmojnë se dy shtetasit shqiptarë janë dy trafikantë të rëndësishëm të shitjes së trogës në këtë territor.

July 9, 2016 18:38
Komento

1 Koment

  1. ??? July 9, 18:57

    SUV nuk eshte marke makine more fshatar gazetar. SUV do te thote sports utility vehicle ne anglisht.
    Hajde merre vesh se cfare do te thote parafrango (para jo mbrapa apo anash) i majte pjesa pasme!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*