Shkëmbim zjarri në Vlorë! 47-vjeçari i rrezikshëm rezistencë RENEA-S

January 18, 2020 09:21

Shkëmbim zjarri në Vlorë! 47-vjeçari i rrezikshëm rezistencë RENEA-S

Një 47-vjeçar, i dënuar me 25 vite burg për vrasje ka mundur të bjerë në prangat e policisë.

Në tentativë për t’i shpëtuar operacionit policor të Vlorës, koduar “Hoshtima” finalizuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05 shtetasi Xhevahir Jonuzi hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

o.j/dita

January 18, 2020 09:21
Komento

1 Koment

  1. Zylo January 18, 23:12

    Spaskan pasur shinjester forcat policore vetem plagosje.Paske qene me fat se te te kishin lene thes aty.Por edhe ky te njejtin denim do te marri si Dritan Dajti.U lirua nga burgu per arsye shembullore.Nje me pak eshte me mire se nje me shume.Uroj qe here’s tjeter policia te godasi ne shenjester nje me pak me mire se nje me shume neper rruge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim