Këmbimi i territoreve, Austria: Ide e rrezikshme por e mbështesim

February 21, 2019 16:55

Këmbimi i territoreve, Austria: Ide e rrezikshme por e mbështesim

Forumi i Aplbachut në Austri i organizuar nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka qenë vendi kur për herë të parë ka dalë në publik ideja për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në atë forum, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç, ngjizën publikisht idenë e tyre të përbashkët për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, si një lëvizje e cila do të dërgonte në zgjidhjen finale të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai organizim në Alpbach, për shumë njohës të politikës së jashtme, u pa si një përpjekje e Kurzit dhe Austrisë për t’u përfshirë sa më shumë në çështjen e zgjidhjes së konfliktit shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Që nga ajo kohë e deri sot, i vetmi politikan i huaj i cili ka dalë hapur në mbështetje të një ideje për lojë me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është kancelari austriak, Kurz.

Ai mbështetjen e tij për korrigjimin e kufijve ia ka thënë sot edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, administrata e të cilit ende deri sot nuk është shprehur eksplicit se e përkrah ose jo korrigjimin e kufijve.

Gjithçka që është thënë nga SHBA-të, ka qenë që e mbështesin një zgjidhje për të cilën pajtohen Republika e Kosovës dhe Serbia.

Përveç qëndrimit për korrigjim të kufijve, Kurz madje i ka kërkuar Trumpit edhe përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Kosovë, SHBA-ja ka një pozitë shumë të fortë, gjë që mund të përdoret pozitivisht”, ka thënë kancelari austriak, raporton Gazeta Express.

Kurz i ka thënë hapur Trumpit që e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve edhe pse një ide e tillë konsiderohet e rrezikshme.

Austria e sheh me mjaft pozitivitet dialogun ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe gjithashtu mbështet idenë për shkëmbim të territoreve edhe pse një gjë e tillë konsiderohet si e rrezikshme”, është shprehur Kurz në takimin me Donald Trump, sipas agjencisë së lajmeve austriake ATA.

Sipas tij nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për diçka, atëherë askush nga BE-ja dhe SHBA-të nuk duhet t’i pengojë. Megjithatë kjo ide është kundërshtuar nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe të gjithë shtetet e Ballkanit.

Kancelaria Angela Merkel e ka thënë hapur se nuk e mbështesin një ide për korrigjim të kufijve, sepse një gjë e tillë do të nxiste tensione në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kundër korrigjimit të kufijve kanë dalë edhe Kroacia e Sllovenia. Jo më larg se dje, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të bazohet në parime etnike.

E shumë njohës të rrethanave në Ballkan, kanë thënë se ideja e korrigjimit është e rrezikshme sepse do të nxiste lëvizje të tjera edhe në Maqedoni e Bosnje e Hercegovinë.

Ndërkohë faktori politik në Kosovë ka qenë unik në kundërshtimin e idesë së korrigjimit të kufijve. Më i ashpër ka qenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se prekja e kufijve të Kosovës nënkupton luftë.

v.l/ Dita

February 21, 2019 16:55
Komento

1 Koment

  1. Gjorku February 21, 17:34

    Ky zoti Kurz èshtè djalè i mirè dhe shqipètarèt i ka me sy shumè tè mirè. Dèshira e tijè e shprehur pèr shkèmbime teritoresh nuk duhet tè keqkuptohet, sidomos nga shumica e shqipètarève qè kundèrshtojnè idetè e shkèmbimeve ( pazari modern i teritoreve, mè jep kètè qè mè pèlqen mua dhe ti merr kètè qè mè tepron ) Austria ka probleme tè vjetra tè territoreve tè humbura dhe mezi pret njè fillim tè tillè…..mjafton tè shetisèsh nè sud Tirol dhe kupton shumè gjèra….Ndoshta dhe pres. tè nderuar Trump sipas origjinès, diçka do ti interesonte, si ato topat e dèborès qè duke u rrokullisur ngadalè formojnè njè ortek…..e pastaj thonè : – Ishin shqipètarèt qè e nisèn tè parèt !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?