“Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, propozim i heshtur dhe i pavarrosur”

August 9, 2018 17:53

“Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, propozim i heshtur dhe i pavarrosur”

“Natyra e vështirë e mosmarrëveshjes, që zgjat prej dekadash në Ballkan, po detyron ligjvënësit të marrin në konsideratë zgjidhje që komuniteti ndërkombëtar i ka shmangur prej kohësh.”

Kështu e fillon shkrimin e saj “Newsweek”, e cila nënvizon se Serbia ka punuar në heshtje për një shkëmbim territoresh me Kosovën, e duket se propozimi nuk është i varrosur.

Thënë më thjeshtë, një pjesë e veriut të Kosovës mund të këmbehet për një copë të Serbisë Jugore.

Ky shkëmbim sipas “Newsweek” mund të hapë rrugën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë e cila do t’i çonte të dyja vendet më afër qëllimit të tyre për t’iu bashkuar BE-së.

Disa analistë argumentojnë se, një shkëmbim territoresh do të ketë pasoja në të gjithë rajonin, me Bosnje-Hercegovinën më të rrezikuarën.

Edhe Kisha Ortodokse serbe e kundërshton idenë, pasi pjesa më e madhe e trashëgimisë së saj kulturore është e përhapur nëpër Kosovë, e çdo vendim që do të çonte në njohjen e Kosovës nuk mund të jetë i pranueshëm për të.

Qëndrimet shfaqen krejtësisht të ndryshme në qarqet politike në Uashington, e madje edhe mes disa politikanëve në Prishtinë.

Ish-ambasadori britanik në Jugosllavi, Sir Ivor Roberts ka argumentuar publikisht se një shkëmbim territoresh do të ishte e vetmja mënyrë për të bindur Serbinë që të njohë Kosovën.

Sa i takon Departamentit Amerikan të Shtetit, ende nuk ka dhënë koment për këtë propozim.

SHBA-ja e ka kundërshtuar deri më tani ndarjen, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Trump. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie refuzoi në një intervistë të dhënë në korrik që të përjashtonte mundësinë se Uashingtoni mund të mbështeste ndarjen e Kosovës.

s.a/dita

August 9, 2018 17:53
Komento

9 Komente

  1. Aliu nga Selenic August 9, 18:57

    Faktori nderkombetar nuk ka perse te sheqetsohet per nje problem qe e ka ne do vete. Perse te shkembehen terotore ne nje kohe qe dihet mire se Kosova lindore eshte shqiperi dhe duhet ti kthhet Kosoves.
    Sa u perket serbev te Mitrovices kjo dihet botrishte qe at jane te ardhur ne Mitrovice dhe jo se at jen autokton.
    Pra deri sa jan te ardhur perse u dheka tu japim token tone.Ata le te banojn aty si pakicet ne te gjith vendet e Evropes pore qe ti bashkangjitet Serbis Mitrovice kjo eshte e pa drejte pasi historikishte Mitroviva kurre nuk ka qen toke Serbe. Ndersa Lugina historikishte ka qen toke shqiptare.!
    perse komuniteti nderkombetar (Nderkomberate) ngatrrojn gjerat kure ato jen natyralishte te zgjidhura.!
    Sa u perket vendev historike te kulteve ato jane sajesa dhe te pa drejta.
    A munte te thore Turqia se Kosova eshte Turiqi se ka varrose aty Sulltanm Muratin.Kurre jo keshtu jan edhe vakefet e serbis ne Kosove.Pra ato nuk e arrije te tjetersojen Kosove shqiptare ne Serbi Kurre.
    Kisha Serbe duhet ti lej menjean pallavrat e prrallat e tyre te kahershme.Sote popujte jen te zgjuar dhe nuk u shkojen me perrallet e priftinjeve serb.!

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana August 9, 19:50

    Ngado e sido qe te vertiten debatet apo idete per njohjen e Kosoves nga Serbia, thelbi eshte Trepca dhe vetem Trepca. Aty eshte thesari I Ballkanit dhe Serbia do ate dhe liqenin me hidrocentralin, qe e ka te bllokuar nga lidhja me sistemin energjitik te Kosoves. Qe Kosova te jape ate pasuri kombetare te pazevendesueshme e te pa kompensushme me asgje, do te thote qe Kosoves t’i pritet okdigjeni dhe venat e gjakut te ekonomise e te mbare zhvillimit te atij vendi, pa llogaritur ketu se cfaredo lloj shkembimi apo korrigjimi territoresh, do te jete thjesht dhenie Serbise toke e pasuri shqiptare. Pra, ku eshte thelbi I shkembimi te territoreve? Te japesh toke shqiptare per te marre toke shqiptare? Serbet e thone hapur dhe qarqet ndekombetare e thone sic e thote Serbi! Per shqiptaret , rruga me e mire eshte ta rrahin sebashku ceshtjen per te dale me propozime sa me after zgjidhje s se mundshme per te miren e kombit. Sa per prifterinjte serbe e greke etj., ata kane qene e do te jene vemje parazite qe Nuk do te heqin Dore kurre nga misioni I tyre antishqiptar. Ne Greqi Nuk behet asgje pa pyetur klerin. Po keshtu edhe ne Serbi kleri ka peshe ndikuese per ceshtjet nacionale.

    Reply to this comment
    • Xxx August 9, 22:26

      Kjo Trepçja nuk soset ndonjehere?

      Reply to this comment
      • Bureto August 10, 10:20

        Mbas 100 vjetësh ndoshta, por deri atëhere bëhet fjalë për jetën e katër brezave. Po të mos ishte kështu atëhere pse e lakmon Serbia? Pse kur hyri gjermani në Ballkan më 1943, të parën pushtoi Trepçën? Mbas hyrjes së trupave paqeruajtëse të OKB, sipas marrëveshjes së Kumanovës, pse Veriu i Kosovës dhe Mitrovica iu la francezëve? A nuk dihet afeksioni historik i Francës për Serbinë dhe sllavët në përgjithësi?! Pra me Trepçën, padyshim dhe hidrocentraline liqenin, kurrë nuk duhet të bëhet pazar. Ka 100 e kusur vjet që u quajtën ‘tradhëtarë’ ata që dhe atëherë, nën presionin ndërkombëtar, Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve (KNK) në 1925 i lanë Jugosllavisë Shën Naunin. Po këta të sotmit nëse bëjnë këtë akt si do të quhen? Për të gjitha këto them se kurrë kjo nuk do të ndodhë, edhe pse shpesh thuhet ‘newer say newer!’ Kurrë mos e njoftë Serbia Kosovën! Dhe Kina ka mbi 80 vjet që nuk e njeh Taivanin, por Taivani ç’ka ndryshuar nga kjo? Ndërkombëtarët kanë shumë në dorë në këtë fazë. Ata duhet t’i bëjnë vetëm presion Sërbisë, se Sërbia është në Europë dhe nuk është Kinë. Për më tepër që ka qenë dhe është burim konfliktesh e krimesh në Ballkan. Atëhere pse duhet përkëdhelur ende!? Amerika dhe Gjermania, miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, nuk do të lejojnë dhe një herë të përsëriten gabimet e historisë që u kanë kushtuar shumë shqiptarëve, pasoja që kanë sjellë pikërisht këto situata. Por e rëndësishme është se sot as Shqipëria e as shqiptarët kudo janë nuk janë ata të 1913 (Londër) apo të 1945 (Jaltë). Kjo është padyshim më e rëndësishmja. Shenjat që njëri politikan t’i bjeri gozhdës e tjetri patkoit të marrin fund. Kombi dhe interesat jetike të tij, mbi të gjitha!

        Reply to this comment
  3. Amerikani August 9, 22:25

    Kjo eshte prova qe Trump flirton me sllavet!

    Asnje nga Prrsidentet e meparshem amerikane nuk do e lejonte shkembimin.

    Ne kushtet kur Kosova nuk arrin dot ta administroje veriun e Mitrovoces me shumice serbe dhe ne kushtet kur nuk ka asnje mundesi ne menyre tjeter per ta bere Luginen pjese te Kosoves, shkembimi i pranuar nga te dy palet me duket zgjidhje e pranueshme.

    Kjo i hap rruge dhe bashkimit te Kosoves me Shqiperine.

    Asnje “kuti Pandore” nuk hapet per te tjeret.

    Serbet me shqiptaret nuk mund te bashkejetojne.

    Por edhe per te tjeret nqs korrigjimet etnike do te beheshin me mirkuptim te ndersjellte, perse mos beheshin?

    Reply to this comment
  4. skrapaliu August 9, 23:17

    Hashim Thaci nuk flet nga mendja e tij , papritur diten me diell.. ne themi..ja kane zene koken me dere, per dike qe eshte ne hall..edhe ky keshtu eshte..sa patriote qe jane kosovaret neper fcb!!! ..i pame ne lufte kur burrat e afte erdhen te gjithe ketej dhe vetem 5% luftuan..keta jemi ne..i urrej serbet por per te bere shtet dhe patriotizem neve na e marin. atehere nese shba–me trapin thone qe -boll se..u lodhem duke mbajtur ushtare, ju lutem ju qe e shani me doktorin ne krye, kush eshte i zoti te luftoje per leposaviqin e mitrovicen e veriut te banuar me serbe..a e mposhtim ne serbine po na la shba ne balte, pasi europa e le kosoven te behet bosnje..dhe thaci i varfer nga e keqja ndoshta ka pranuar presheven dhe pjesen shqiptare ne bujanovc. kisha nje debat me nje nga keta rugovianet qe e mbajne rrugoven si zeusin e jezusin..kur i thashe a je i gatshem me luftu per veriun-, mu pergjigj-le te shkoje thaci, pasi ai e shiti..thene shqip..ne bejme gam gam kot, se po qe per barut…themi cfar ere ka gjaku

    Reply to this comment
  5. Kasandra August 10, 00:45

    Ndarja e Kosovës?
    Nuk mund të mos indinjohesh kur shikon që shkaktarët e coptimit të trojeve shqiptare në gjashtë shtete në vend të korrigjimit të asaj padrejtësie sot kërkojnë nga ne zgjidhje “gjithëpërfshirëse” që me gjuhën e zotit “Newsweek” do të thotë që shqiptarët ta paguajnë njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hyrjen në BE me troje shqiptare. E ka të lehtë “Newsweek” të shkëmbej “copa”. As patatet nuk shkëmbehen me patate. E pra ato “copa” janë të gjitha troje shqiptare të pa përshtatshme për”swap” (shkëmbim i përshtatshëm). Nuk është mosmarrëveshje dekadash por padrejtësi shekullore që kur e lanë Shqipërinë cung, një trup pa kokë, pa duar e pa këmbë në luftë të paepur për të drejtat kombëtare e njerëzore për dinjitet e përparim.
    Nuk mund të mos indinjohesh kur shikon që ata që shkaktuan këtë tragjedi shqiptare dhe kanë lejuar një shekull pastrimin etnik të trojeve shqiptare dhe zëvendësimin me kolonë në vend që të bëjnë drejtësi sot kërkojnë nga shqiptarët “zgjidhje të pranueshme” për të dy palët që do të thotë të njohësh e të legalizoshë gjithë aktivitetin serb për përvetësimin e trojeve shqiptare. Kjo vlen edhe për fqinjët e tjerë.
    Të pranoshë shkëmbimin e trojeve shqiptare do të thotë t’i veshë kapak rrugës së bashkimit të trojeve shqiptare në kufijtë e tyre etnikë sipas deklaratës së pavarësisë së vitit 1912 dhe të pranoshë rrugën e tradhëtisë, të pranoshë “copat” e mbetura e të tkurrura nga fqinjët që i mbajnë akoma në zotërim. Fqinjët mezi presin që ta katandisin gjelin jo në një thellë po në hiç, nëse lejohen në vend që të reflektojnë për padrejtësitë e tyre ndaj shqiptarëve. Tani tallen me ne, kërkojnë që tu japim copa trojesh shqiptare me vullnetin tonë. Kush lëshon gishtin i marin dorën. Mos i cytni shqiptarët deri aty ku nuk mbanë! Me hir a me pahir drejtësia do të bëhet. Kasandra.

    Reply to this comment
  6. GONI August 10, 10:26

    JU QE INDINJOHENI KAQ SHUME; PRISNI KUR TA MARRI NESER SERBI SIC MORI TURKI QIPRON ME /$ DHE ATEHERE MALLKONI E SHANI CIN TE DONI SOC E KENI ZAKON; PASI PER TE LENE KOKEN ASNJE SE BEN

    Reply to this comment
  7. alphade August 10, 10:55

    Me mire djepin bosh se sa shejtanin “brenda ne djep” ?!
    Shkembimi i territoreve do te ishte nje opsion me qellim
    qe ne nje te ardhme jo te larget Kosova te bashkohej me
    Shqiperine duke qene se “Plani Athisari” praktikish me
    “Korigjim kufish” abrogohet lidhur me mos bashkimin e
    Kosoves me Shqiperine. Efekti “domino” do te conte ne
    kete zgjidhje perfundimtare te nje konfiguracioni te RI
    Ballkanik mbi baza etnie. Sepse ka nje gje qe e ben te
    domosdoshme kete realitet te Ri qe konsiston ne preten-
    dimet pa shkak e pa aresye te pakicave kombetare,te mi-
    riteteve. Ato jane gjithemone nen trysnine e shtetit Ame.
    Edhe sikur t’i plotesohen qind per qind kerkisat e tyre, Ato
    perseri mbeten te pakenaqura. Ja,psh. c’ben Mitrovica e
    Veriut: c’do dite,me nxitjen e Beogradit,sajon nje kerkese
    te RE deri edhe ne shpalljen e autonomise qe u fol keto dite. Po te njejten gje ka filluar te kerkoje edhe Presheva,
    Bujanoci dhe Medvegja. Kerkojne nje barazi ashtu sic e
    kerkon edhe Mitrovica me shumice serbe. Pra, pakicat
    kombetare apo minoritetet gjithemone sjellin ngatarresa
    ne shtetin qe i ka “adoptuar” .Prandaj menyra me e mire
    per te evituar “Gozhden e Nastradint” do te ishte zgjidhja
    e problemeve ballkanike mbi bazat etnike,sigurisht aty ku
    eshte e mundeshme sepse ka edhe raste qe s’eshte e
    nevojshme te permenden qe eshte e pamundur nje zgji-
    dhje e tille sepse keshtu eshte firmuar Bsllkani me “pyka-
    pyka” ,ku nje etni ka hyre ne nje territor qe sot eshte i tje-
    trit. Por nje gje realisht qendron ne ceshtjen e Mitrovices.
    E gjithe lufta behet sepse ne Mitrovicen serbe ndodhet
    pjesa me e madhe e Trepces,minierat e medha te plum-
    bit, qe perben faktikisht thelbin e ceshtjes e te gjithe kesaj
    lufte qe behet midis Kosoves dhe Serbise. Kjo “Nyje Gor-
    diane” ka vetem nje zgjidhje duke krijuar nje ” Zone te Lire” nderkkmbetare, ku as Kosova dhe as Serbia te mos
    kene pune me minierat e Trepces duke perdorur fuqi pu-
    netore nderkombetare,ku te perfshihen serbe- kosovare-
    etj.etj. pa dallim kombesie dhe etnie. Prandaj propozimi
    dhe hedhja ne tavoline e idese se “Korigjimit te kufijve” nga ana e Presidentit Thaci me duket nje ide qe do te kete mbeshtetje te gjere ne opinionin publik kosovare dhe
    me gjere: ne Europe e SHBA. Deklarata e DASH-t per te
    qene “fleksibel” te con ne konluzionin,megjithese ca
    “enigme” kjo deklarate me nocionin “flexible” tregon se
    SHBA nuk jane tashme te “prere” ne “Dokumentin e Athi-
    .sarit” per mos kirigjimin e kufijve,midis Kosoves dhe Ser-
    bise. Shumekush shprehet se ky “korigjim” do te krijoje nje precedent te rrezikshem ne Ballkan ?! Kjo nuk eshte
    e vertete sepse garante per kete jane fuqite e medha. Ato
    mund ta ruajne paqen ne Ballkan dhe te ndalojne ne me-
    re kategorike precedente te tilka. NATO eshte aty dhe nuk ka per te lejuar asesi nje “konflagracion ballkanik” !
    Duke qene se SHBA e aprovojne nje gje te tille perben
    garancine me te madhe per stabilitetin e Ballkanit qe di-
    kur konsiderohej si “fuci baruti” ,sot mund shndrrohet duke patur parasysh edhe lidershipin e Ri ne keto vende,
    ne nje zone paqe stable.
    Ideja e presidentit Thaci qe per hire te vertetes nuk ma do mendja se eshte thellesisht ne subkoshience ideja e
    tij por e elaboruar ne sferat me te larta te fuqive boterore,
    vecanerisht te lidershipeve te SHBA-s dhe BE. Ka zera qe thone se kjo eshte rezultat i bisedimeve koke me koke
    midis Trump-it dhe Putin-it ,megjithese ambasadori rus ne Tirane e pergenjeshtroi nje gje te tille duke ia hedhur
    “fajin” mediave shqiptare dhe te huaja duke pohuar se nuk eshte prekur fare ne keto bisedime situata ne Kksove
    e Serbi. Kjo nuk perfshihet ne llogjiken e opinionit publik
    qofte shqiptar,kosovar dhe boteror per vete faktin se pro-
    blemi i Krimese eshte shtruar domisdoshmerisht ne bisedimet Trump- Putin dhe pa tjeter per analogji Putini
    ka hedhur ne tavoline edhe problemin e Kosoves., sic ka
    bere gjuthemone kur eshte permendur “Ceshtja Krime” .
    Te gjitha keto cojne ne perfundimin se bisedimet midis
    Thacit dhe Vuchicit me ndermjetesine e zonjes Mogerini,
    duhet pa tjeter te jete bazuar ne bisedimet e fundit midis
    Trump-it dhe Putin-it . Si perfundim,kot lodhen lideret kosovar, si Hajredinaj,Veseli e te tjere qe deklarojne se
    nuk do te pranojne korigjim te”kufijve” dhe se do ta “mbrojne vecse me lufte” !? gje qe tregon se keta lider te
    Kosoves nuk jane ne brendi fare te bisedimeve nderkom-
    betare dhe se ne cfare konkluzionesh eshte arritur ? Koha do ta tregoje ..,,.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*