Shkenca alarmon: Mos e puthni macen, mund të vdisni

September 20, 2016 15:48

Shkenca alarmon: Mos e puthni macen, mund të vdisni

Një studim i plotë i kryer nga shkencëtarët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka zbuluar se macet janë bartëse të sëmundjeve që rezultojnë të jenë më të rrezikshme sesa mendohej më parë për njerëzit, sipas gazetës britanike ‘Metro’, shkruan Dita.

E ashtuquajtura sëmundje e gërvishtjes së maces (CSD, akronimi në anglisht) mund të shkaktojë inflamacion dhe ethe, dhe në disa raste edhe vdekjen. Konkretisht, ekspertët kanë vërejtur se macet e vogla janë bartëse të bakterit Bartonella henselae më shpesh se macet e rritura.

“Shtrirja dhe ndikimi i sëmundjes është pak më i lartë se sa e kemi menduar”, pranon epidemiologia e CSC, Christina Nelson.

Për parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga macet rekomandohet të mbani higjienë të mirë. Në këtë kuptim, ekspertët këshillojnë që ata që mbajnë mace të lajnë fytyrën dhe duart pas prekin ose puthin kafshën e tyre.

Problemi mund të zgjidhet edhe me dezinfektimin e zonave të prekura të lëkurës.

Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të sëmundjeve të zorrëve, lëkurës dhe parazitet nga macet te njeriu regjistrohet në vendet tropikale. /DITA

September 20, 2016 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*