Shkenca e dashurisë, arsye të çuditshme pse njerëzit tërhiqen

February 5, 2015 15:15

Shkenca e dashurisë, arsye të çuditshme pse njerëzit tërhiqen

Personaliteti

Dekada të tëra studimesh kanë treguar se klisheja e zakonshme e të kundërtave që tërhiqen është plotësisht e gabuar. “Partnerët që janë të ngjashëm në aspekte kryesore si personaliteti, kanë më shumë gjasa të ndiejnë të njëjtën gjë për njëri-tjetrin”, thotë Gian Gonzaga, autori i një studimi për çiftet.

Pamja

Psikologu David Perrett nga Universiteti St. Andrews në Skoci, ka zbuluar që njerëzit tërhiqen nga të tjerët që kanë të njëjtën ngjyrë flokësh dhe sysh si vetja. “Ne zbuluam se vajzat e lindura prej prindërve ‘të vjetër’ (mbi 30 vjeç) janë më pak të tërhequra prej djemve të rinj dhe kërkojnë burra në moshë të konsiderueshme”, tha autori i studimit.

Aroma

Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë Jugore, kur femrat janë në ciklin e tyre, preferojnë të nuhasin bluzat e veshura nga burra me nivele të larta testosteronesh. Kjo përputhet me të tjera instinkte të bazuara te hormonet, gratë pëlqejnë gjithashtu burra me një vijëzim të fortë nofulle kur janë në cikël.

Duart dhe gjoksi

Ekspertët e gjuhës së trupit bien dakord se pozicioni i gjymtyrëve flet më shumë sesa fjalët. Nëse i mbani duart në xhepa dhe shpatullat të tërhequra, atëherë duket se jeni të painteresuar. Por nëse flisni me duar dhe qëndroni me shpatulla përpara, atëherë tregon se jeni të disponueshëm.

Zëri

Sinjalet që përcjell zëri juaj janë po ashtu shumë të rëndësishëm. Zërat e femrave ulen kur janë të interesuara për dikë, ndërsa zërat e meshkujve ngrihen.

Shikimi

Psikologu i Universitetit të Masaçusetsit, Joan Kellerman, u kërkoi 72 personave të ndaheshin në çifte dhe t’ia ngulnin sytë njëri-tjetrit për dy minuta. Më pas ata raportuan se ndiheshin më të tërhequr dhe më të afërt me personin tjetër. Kjo tregon se kontakti pamor është një nxitës i rëndësishëm i ndjenjave midis njerëzve.

Gjatësia

Njerëzit e gjatë, veçanërisht burrat, priren të fitojnë më shumë para se kushdo tjetër. Një studim i kryer ndër 594 persona, zbuloi të njëjtën gjë për takimet në çift. Meshkujt më të gjatë kanë përparësi në dashuri.

Kafshët

Nëse keni një qen, atëherë jeni më të dëshirueshëm për seksin tjetër. Një eksperiment i Universitetit të Miçiganit, zbuloi se nëse një person kujdeset për një qen, ka më shumë gjasa të krijojë një lidhje të re, sepse përcjell mesazhin e një marrëdhënieje të gjatë dhe zotimi të madh.

Takimi i parë

Njerëzit kanë më tepër gjasa të tërhiqen nga dikush që nuk i kishte tërhequr në takimin e parë, por që më vonë fillojnë ta pëlqejnë. Kimi e çuditshme e dashurisë, por padyshim një e vërtetë shkencore.

Buzëqeshja

Në dy eksperimente, kërkuesit nga Zvicra ekzaminuan marrëdhënien midis të qenët tërheqës dhe lumturisë. Ata zbuluan se njerëzit tërhiqeshin nga bukuria, duke marrë shumë parasysh shprehjet e fytyrës. Në fakt, nëse buzëqeshni shumë, jeni praktikisht më tërheqës sesa një njeri i bukur në fytyrë, por që rri i ngrysur.

Muzikantët

Kërkuesit në Francë kanë zbuluar se praktikimi i muzikës është i lidhur me përzgjedhjen seksuale. Në një eksperiment, një i ri që mbante një kitarë apo çantë sporti, u kërkoi 300 vajzave të reja në rrugë t’i jepnin numrin. Kur mbante kitarën, ai mori më shumë numra.

E kuqja

Një studim sllovak zbuloi se femrat që vishnin ngjyrën e kuqe ishin më të suksesshme në joshjen e meshkujve. Kjo mund t’u atribuohet sinjaleve seksuale.

Mjekra

Në një eksperiment australian, kërkuesit zbuluan se femrat pëlqejnë më shumë mjekrën e plotë dhe të shkurtër, sesa mjekrat e mëdha apo fytyrat e rruara. Përtej tërheqjes, kërkuesit e lidhin mjekrën me aftësinë e pjellorisë./shqip

February 5, 2015 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*