Shkenca: Njerëzit që nuk i durojnë dot zhurmat kanë një sekret gjenial

May 14, 2018 10:33

Shkenca: Njerëzit që nuk i durojnë dot zhurmat kanë një sekret gjenial

Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha?

Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje?

Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë?

Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit.

Ti ke një ndjeshmëri të lartë ndaj disa zhurmave, gjë që njihet me emrin misofonia.

Ka mjaft persona, të cilët kanë po të njëjtën ndjeshmëri si ty. Disa shkencëtarë të Northwestern University kanë zbuluar se njerëzit e tillë, janë më kreativ krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri.

Po, e ke lexuar mirë.

Nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.

Në studim janë përfshirë rreth 100 persona, tek të cilët është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave të tilla, si dhe njohurive apo aftësive që kishin në fusha të ndryshme të artit. Organizuesit e studimit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse.

Studiuesit kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darwin, Anton Chechov dhe Marcel Proust.

Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe, apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ndaj, herën e ardhshme që do të bezdisin zhurmat e përtypjes së personave përreth, merr frymë thellë dhe kujto se je person kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më tepër inteligjent se të tjerët.

a.s/dita

May 14, 2018 10:33
Komento

5 Komente

  1. Es klingelt so verdammt echt ...! May 14, 13:38

    waw…!

    Nicht zu fassen !

    Das bin ich 🙂

    Reply to this comment
  2. Une May 14, 20:37

    po mire mo: nuk te pelqen fjala “krijues” zotrote por na perdorke “kreativ”???? Cope injoranti..

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 May 15, 08:52

    qënje
    si duket nga ti?
    pas 8 vetive të Jungut,a ke ndonjë nga këto??
    unë prapë dola huq!
    po qe se ke dhe këto?!
    atëherë mund ta them me plot fjalën se je QËNJE SUPERIORE!!
    të paktën në krahasim me mua!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*